Sinjal që Martinaj është gjallë? RENEA ”rrethon” Shijakun

Një ditë pas datëlindjes së ”mbretit”, RENEA ”rrethon” zonën e Shijakut. Ende nuk dihet nëse është sinjal që Ervis Martinaj të jetë vrarë apo fshehur në zonën e Shijakut. Momenti i fundit që ai është parë i gjallë ka qenë pikërisht në Shijak.

Fokusi i kontrolleve të kërkuara nga Policia e Durrësit, ishin personat që vijojnë të jenë në kërkim në kuadër të operacionit “Porositësi”, përmes së cilit u arrestuan 15 persona, përfshirë vëllezërit Gentjan e Indrit Beqiraj që rrëfyen mbi disa ngjarje të pazbardhura.

Martinaj i konsideruar si bosi i lojërave, fati i tij mbetet akoma mister, ndërsa po aq mister mbeten rezultatet e policisë në këtë aksion të kryer.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai rezulton i zhdukur që prej 8 gushtit të këtij viti. Në harkun kohor të dy muajve, policia ka kryer disa kontrolle në kërkim të tij në qytete të ndryshme, operacione të cilat janë mbajtur diskrete. Policia e ka një përgjigje për fatin e 40-vjeçarit, por është në kërkim të provave për t’ia servirur edhe opinionit publik.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?