“Sinjali i Ramës për Kinën, si Enver Hoxha me sovjetikët”, Shehi: Ja pse i mblodhi deputetët te Pallati i Brigadave

Dashamir Shehi ka komentuar aktualitetin politik në vend, duke u ndalur te mbledhja e zhvilluar sot e grupit parlamentar të Partisë Socialiste në Pallatin e Brigadave dhe fjalimi i kryeministrit Edi Rama.

Sipas Shehit, kryeministri Edi Rama nuk ka më të njëjtën atmosferë dhe besueshmëri sa i përket procesit të integrimit evropian. Ai u shpreh se në fjalimin e tij Rama lëshoi sinjale të rrezikshme në raport me aleatët perëndimorë. “Rama lëshoi një sinjal që, po nuk na deshët ju, kemi Kinën. Kjo është temë e rrezikshme”, deklaroi Shehi, duke shtuar se kjo qasje i ngjan praktikave të së shkuarës.

Ish-deputeti krahasoi këtë retorikë me politikën e izolimit të ndjekur nga regjimi i Enver Hoxhës, që sipas tij lëvizte mes Jugosllavisë, Bashkimit Sovjetik dhe Kinës, në varësi të interesave. “Jo se Kina nuk ka para, por kjo është historia që bënte Enver Hoxha. Ne jemi një pikë në ujë në gjeopolitikë”, theksoi Shehi, duke nënvizuar se Shqipëria nuk ka peshë për të luajtur me balancat ndërkombëtare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas Shehit, zgjedhja e këtij ambienti kishte si qëllim t’u jepte kurajë deputetëve socialistë dhe të përcillte një mesazh force. “Pse i mbledh atje? Për t’u nxjerrë frikën atyre, për t’u thënë se ‘pushteti jemi ne’. Mos u trembni, ndiqni udhëheqësin dhe do ta kapërcejmë edhe këtë”, përfundoi Shehi, duke e cilësuar këtë si një përpjekje për të konsoliduar kontrollin politik në kohë të vështira për mazhorancën.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?