Sinoptikania: Mot me diell deri në fundjavë. Javën e ardhshme priten stuhi dhe reshje të shumta
Sinoptikania Lajda Porja tregon parashikimin e motit, për ditën e sotme, fundjavën, por edhe javën e ardhshme.
Sinoptikania tha se do të kemi mot me diell deri në fundjavë, por javën e ardhshme do të ketë stuhi dhe reshje të shumta.
“Dita e sotme dhe fundjava do të jetë mot i kthjellët, sot pritet deri në 25 gradë edhe nesër do të jemi në këto vlera. Të dielën do të ketë ndryshime, do të jemi në vlerën 23 gradë, megjithatë sërish do të jetë ngrohtë. Mëngjeset janë të freskëta, ndërsa vlerat maksimale janë rreth 17 gradë, në zonat malore dhe 25 gradë në zonat e ulëta. Dita e hënë do të jetë me vranësira, ndërsa reshjet i presim ditën e martë.
Do të kemi dhe stuhi ere këtë ditë dhe një det shumë të trazuar. E marta do të jetë ditë vjeshte nga ato tipiket. Nuk është se do presim shumë ditë me diell apo me reshje. Do të jetë i alternuar, gjatë nëntorit do i kemi të pranishme reshjet”, u shpreh sinoptikania.