“Sipas Ramës, shembja e bustit të Enver Hoxhës paska qenë akt vandal i barbarëve”

Profesori i Shkencave Politike, Hysamedin Feraj, ka komentuar gjuhën e përdorur nga kryeministri Rama, që i cilësoj protestuesit në Kukës si vandalë dhe barbarë, pasi sipas tij shkatërruan pronën publike.

Feraj shkruan se rrëzimi i Murit të Berlinit del të ketë qenë akt barbar dhe vandal, sepse muri ishte pronë publike, i ndërtuar nga shteti, me paratë e taksapaguesve, etj.

“Sipas mendjes po aq të vogël saç është e madhe pasuria materiale e Edi Ramës, rrëzimi i Murit të Berlinit del të ketë qenë akt barbar dhe vandal, sepse muri ishte pronë publike, i ndërtuar nga shteti, me paratë e taksapaguesve, etj.
Shembja e monumentit të Enver Hoxhës del të ketë qenë akt vandal i barbarëve sepse ishte monument publik, i ndērtuar me … etj.
Mendimi i Ramës është aq i mangët sa e ka bërë të mangët vetë shtetin shqiptar.
Dilema është, nëse më lehtë sillet mendja në kryet e Edit, apo hiqet Rama nga kryet e shtetit.” 
shkruan Feraj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?