Sistem i ri digjital në spitalin e Elbasanit, ministrja Koçiu: Të dhëna të detajuara mbi historikun e pacientëve

Në Spitalin Rajonal të Elbasanit është instaluar Sistemi i Informacionit Spitalor (HIS). Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu bëri të ditur se ky sistem i ri digjital ka filluar të aplikohet që nga shtatori 2023 në disa spitale rajonale dhe ofron të dhëna të detajuara mbi historikun e pacientëve, duke ndihmuar në menaxhimin e kujdesit shëndetësor, administrimin e saktë të barnave, si dhe ruajtjen e privatësisë së këtyre të dhënave. “Digjitalizimi i të dhënave të pacientëve është një projekt ambicioz i qeverisë shqiptare me mbështetjen e Bankës Botërore, i cili do të realizohet në të gjitha spitalet rajonale, duke përmirësuar më tej shërbimet shëndetësore dhe menaxhimin spitalor”, informoi ministrja Koçiu.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?