Sistemi i Prokurimeve publike del jashtë funksionit! Njoftimi

Sistemi i prokurimeve publike është jashtë funksionit e do të vazhdojë të mbetet jashtë funksionit që deri me datën 5 maj, ora 14:00. Kjo ka qenë e njoftuar më herët, sëbashku me shpjegimin publik nga Agjencia e Prokurimeve Publike.

Agjencia e Prokurimeve Publike njofton Autoritetet Kontraktore, Operatorët Ekonomikë, Audituesit si dhe çdo Autoritet tjetër që në përmbushje të detyrës së tyre përdorin Sistemin e Prokurimit Elektronik, se për shkak të procesit të zhvendosjes fizike të pajisjeve hardware të infrastrukturës së site-it sekondar (Business Continuity) të Sistemit të Prokurimit Elektronik, pranë Datacenter-it Qeveritar (AKSHI-t), sistemi do të jetë jashtë funksionit (offline) nga data 03.05.2019, ora 14.00 deri në datën 05.05.2019, ora 14.00” shkruhet në njoftimin e Agjencisë.

Në njoftim, APP ka kërkuar që të merren masat paraprake të nevojshme për ecurinë e punës në sistem duke pasur në konsideratë datat që sistemi do jetë ‘offline’.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?