Sistemi shëndetësor në pikë të hallit, vdes e reja pasi ambulanca erdhi me vonesë
Vetëm falë papërgjegjshmërisë së sistemit tonë shëndetësor, një vajzë e re humbi jetën dhe ajo nuk gëzon ditëlindjen pranë familjes së saj të shtrenjtë. Motra e së resë ka dhënë një dëshmi tronditëse, e cila prek zemrat e kujdo, kur tregon se ambulanca e cila erdhi me vonesë, u bë shkak për vdekjen e motrës së saj.
Ngjarja e rëndë ndodhi një ditë më parë në Qytetin Studenti, ku një vajzë 21 vjeçare me inicialet A.D., i dha fund jetës. Sot, një ditë më pas pranë redaksisë Jetaoshqef ka shkruar motra e 21-vjeçares.
Ajo ka treguar momentet tronditëse që po përjeton familja e saj, si dhe fajëson shëndetësinë, pasi nëse ambulanca do të vinte vetëm 5 minuta më shpejt, motra e saj do të ishte gjallë dhe 4 tetori për të, do ishte ditëlindja e saj dhe jo ditë morti për të gjithë familjen.
“Me 4 tetor do përkujtoj mortin e sime motre. Urim kam vetëm një, uroj shoferit të ambulancës një ditë t’i vdesë fëmija në duar të doktorit të urgjencës, t’i vdesë motra në ditëlindje. Më parë mbështesja Rilindjen, por sot uroj që Rama të ndjejë të njëjtën dhimbje që po ndjejmë prindërit e mi dhe unë”.
Vonesën e ambulancës e konfirmoi mbrëmjen e një dite më parë edhe dëshmitarja okulare e ngjarjes, e cila tha për Jetaoshqef, se ambulanca vonoi, pasi nuk gjendej shoferi edhe pse qendra shëndetësore ndodhej vetëm 50 metra larg nga konvikti ku jetonte 21-vjeçarja.
Motra e A.D, tregon disa momente rrënqethëse të vajit të mamasë së saj ku del në pah edhe sjellja jo njerëzore e mjekëve ndaj prindërve të vajzës.
Ajo i drejtohet bijës së vdekur duke treguar se mjekët i kishin gënjyer, i kishin nxjerrë përjashta duke i bërë te besonin se ajo ishte gjallë, por ajo kishte vdekur.
“Unë thirra ambulancën A….. Unë s’i haja gënjeshtrat A…. Si më gënjyen doktorët më thanë është gjallë, më nxorën zvarrë nga spitali kur ti kishe mbaruar o bijë, e genjyen babin doktorët…”

KOHA JONË SONDAZH

