Sistemi zgjedhor danez/ Ish-kreu i KQZ: Ja si funksionon, përfitojnë partitë e vogla

Ish-kreu i KQZ Kristaq Kume i ftuar në rubrikën ”Opinion” në News24 ka folur për propozimin e SHBA për sistemin danez.

Kume nuk e quan një propozim por një shembull që i jep SHBA palëve për t’i nxitur për të arritur konsensusin për një ndryshim të sistemit zgjedhor.

Më tej Kume thotë se nga ky sistem ndahen listat, një me 100 deputetë dhe tjetra me 40 e cila është korrektuese dhe nga e cila përfitojnë 30 mandate partitë e vogla.

Kume shton se SHBA me këtë model që i jep Shqipërisë synon arritjen e konsensusit për listat e hapura.

”Të kemi sa më shumë vend për interesat dhe çfarë mendojnë më shumë qytetarët. Sigurisht ata që e kundërshtojnë këtë, do thonë ç’na duhen gjithë këto parti. Duhet të kemi aq parti sa dëshirojmë, aq sa duhet për të përfaqësuar qytetarët. Na duhen mekanizma të tilla që vota ime nuk shkon për subjketin por për atë person që dua unë.
Mazhoranca ka marrë mbështetje 48% të atyre që kanë votuar. Por është mazhorancë e konsoliduar me 71 deputetë, dhe pjesa tjetër është plotësuar me sistemin.
Në demokraci që kanë probleme dhe janë në rrugën e zhvillimit do thoja se sistemi proporcional nëse do jetë rajonal dhe kështu siç jemi ne në shumë njësi zgjedhore, e bën të pamundur që një pjesë e votave të shuhen për subjektet që nuk kanë shumë vota. Duhet rishikuar. Të hapim mundësitë, rregullat e lojës për të pasqyruar.
Sistemi danez është proporcional rajonal me 10 rajone zgjedhore nga ku dalin 135 deputetë. Votuesi voton në listën e partisë vetëm për një preferencë. Nëse zgjedh subjektin dhe jo preferencën, atëherë i numërohet subjektit sipas listës të renditur. Kombëtarja është e ndarë në 3 rajone. Formulla llogaritëse. Në rastin e danezit nuk është kaq i thjeshtë. Pra si zhvillohet procesi. Nga votë në mandatë. Sistemi proporcional rajonal me listë kombëtare është një ndër variantet e propozuara në Kuvend dhe Këshilli Politik e ka përpara në tryezë. Zgjidhen 100 deputetë. Dhe më pas një listë korrektuese me 40 mandate. Pra përfitojnë paratë e vogla, 30 mandate. Se kush do të jenë futet në lojë ai që quhet prag. Duhet menduar mirë pragu dhe jo direkt 2.5% apo 2%. Proporcionaliteti të shprehet sa më mirë. Mos ketë prag paraprak në ligj. Bëhet më mirë e mundshme, pasqyrimi afër, proporcionaliteti. Nuk e kanë propozuar amerikanët. SHBA i është drejtuar Këshillit Politik që të bëjnë maksimumin që listat deri më sot janë të mbyllura janë të hapura. Krijimi i mundësive ligjore që zgjedhësi shqiptar të jetë ai që me votën e tij t’i delegohet vullneti për vendimmarrje. Më tej rekomandon konsensusin që i shërben. Funksionimi sa më i mirë i demokracisë përfaqësuese i ka dhënë shembullin danez. Pra nuk është as propozim dhe as kërkesë. Por shikoni mundësitë.
Në vlerësimin tim një sistem proporcional rajonal me listë kombëtare, ku të votohet me lista të hapura është një ndër mundësitë të cilat do të bëjnë që mos ndodhemi nën kufijtë e legjislacionit që mos na krijohen më kriza.
Sistemi proporcional me lista të mbyllura po bën që ne në mënyrë të vazhdueshme por në mënyrë të vazhdueshme t’i largohemi parimit të demokracisë përfaqësuese. Që do të thotë të kemi jo pak deputetë që nuk e dinë se kush janë, nga kanë ardhur apo kush i ka zgjedhur. Dhe ja dinë për nder vetëm kryetarit të partisë”- tha Kume.

SHKARKO APP