Situata e Covid-19, Spahiu: Na duhet një qeveri në detyrë, jo një qeveri në Dubai

Ish-deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu dhe drejtuesi politik në Tiranë, ka komentuar situatën e Covid-19 në të cilën po kalon vendi. Sipas tij, na duhet një qeveri në detyrë, jo një qeveri në Dubai. ”Kryeministri në largim bën sikur s’e sheh situatën në përkeqësim dhe mendon se me propagandën e 900 vaksinave e kaloi lumin. Vetë komitetasit anti-covid marrin pjesë në mbledhjet e Rilindjes duke injoruar rregullat që kanë miratuar vetë”,-shkruan Spahiu në facebook.

Postimi i plotë

Intensifikimi i ritmit të përhapjes së Covid-19 dhe rritja e numrit të viktimave sidomos tek të rinjtë tregon se pandemia është larg së qëni e përfunduar.

KM në largim bën sikur s’e sheh situatën në përkeqësim dhe mendon se me propagandën e 900 vaksinave e kaloi lumin. Vetë komitetasit anti-COVID marrin pjesë në mbledhjet e Rilindjes duke injoruar rregullat që kanë miratuar vetë.

Kurse kryerilindësi bën sikur pandemia u zhduk me urdhrin e peshkut dhe i harxhon orët në mbledhje televizive në kërkim të armiqve të brendshëm e të jashtëm. Vendit i duhet një qeveri në detyrë, jo një qeveri në Dubai dhe në televizor. Më 25 prill shtrojmë rrugën për një qeverisje për qytetarin, jo për pushtetarin.

SHKARKO APP