Situata e rënduar, tre të lënduar përfundojnë në Spitalin e Traumës

Tre protestues janë paraqitur në Shërbimin e Urgjencës në Spitalin Universitar të Traumës (SUT), ku po marrin trajtim mjekësor pas lëndimeve të pësuara.

Sipas informacioneve të deritanishme, të tre personat ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore dhe janë koshientë.

Njëri prej protestuesve ka deklaruar se është lënduar gjatë ditës së djeshme, por është paraqitur në spital vetëm sot për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë, dy protestuesit e tjerë po marrin gjithashtu trajtim në urgjencë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Deri në këto momente nuk janë bërë të ditura detaje të tjera mbi rrethanat në të cilat kanë ndodhur lëndimet apo mbi natyrën dhe shkallën e tyre.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A jeni dakort me djegiet e bizneseve që po bëjnë protestuesit?