Situata Kosovë-Serbi, Stoltenberg pas takimit me Vuçiç: Dy palët të përmbahen nga tensionet

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stolteberg thotë se është shumë e rëndësishme që të ulen tensionet në Kosovë, dhe që të dyja palët të përmbahen nga dhuna. Kështu foli pas një takimi që e ka zhvilluar me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç.

“Ne besojmë se dialogu [mes Kosovës dhe Serbisë] duhet të rifillojë”, ka shtuar shefi i NATO-s. Ai ka rikujtuar se NATO-ja e ka rritur prezencën e misionit të saj në Kosovë, KFOR, për shkak të tensioneve të fundit në veri. “Ne do të vazhdojmë ta ruajmë paqen, siç e parasheh mandati ynë”, ka thënë Stoltenberg, duke shtuar se forcat e NATO-s do të jenë aty për ta kryer mandatin që e parashohin Kombet e Bashkuara.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se është shumë i shqetësuar rreth zhvillimeve të fundit në Kosovë, dhe i ka kërkuar NATO-s që, përmes KFOR-it, të ofrojë siguri për serbët që jetojnë aty. Sipas tij, Beogradi beson që, “veprimet e papërgjegjshme të Qeverisë së Kosovës”, janë arsyeja kryesore e zhvillimeve të fundit.

SHKARKO APP