Situata kritike nga zjarri në Drenovë, Çako: Të ashpërsohen masat ndaj zjarrvënësve

Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Haki Çako i bëri thirrje institucioneve të ashpërsojnë qëndrimin ndaj zjarrvënësve pasi pasojat janë të jashtëzakonshme dhe shpeshherë rrezikojnë qytetarët dhe zonat e banuara.

Çako ishte sot në Drenovë në bashkinë e Ballshit, ku një vatër zjarri vijon të mbetet aktive. Ai nënvizoi se vatrat e zjarrit janë nën kontroll ndërsa punohet për mbajtjen e tyre nën kontroll si nga toka ashtu edhe nga ajri duke theksuar se është shmangur një situatë kritike pranë puseve të naftës dhe nënstacionit elektrik.

”Jemi në zonën e Drenovës, strukturat kanë operuar gjatë gjithë natës dhe vijojnë të operojnë edhe tani. Jemi në pikun e temperaturave ekstreme. Tanimë dihet se zjarret janë një problem shumë serioz, kanë përfshirë hektarë të tëra në zonën kodrinore. Kemi arritur të shmangim një pasojë të jashtëzakonshme në puset e naftës”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga ana tjetër, Çako u bëri thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes kur djegin mbetje edhe pranë fermave të tyre, pasi mund të shkaktojnë shumë dëme. ”Ka shumë faktorë që nxisin zjarrin, por i bëj thirrje qytetarëve të jenë të kujdesshëm në vënien e zjarreve qofshin në fermat e tyre apo në zonën e vet. 95% e zjarreve janë si rezultat i qëndrimeve të pakujdesshme, duke përfshirë edhe ato të qëllimshme”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?