FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Situata me pandeminë, SHBA financon ushtrinë shqiptare me një projekt të veçantë

Ambasada Amerikane në Tiranë nëpërmjet një deklaratë bën me dije se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pavarësisht situatës aktuale që po kalon Shqipëria me koronavirusin po mbështesin Shqipërinë edhe në drejtime të tjera siç është ushtria.

Financimi i radhës i Amerikës prek ushtrinë me një program të vecatë për mësimin e gjuhës angeze pasi në këtë mënyrë, ata do jenë më të përgatitur dhe ndërveprues në misionet e tyre me Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tjerë të NATO-s.

Ambasada kujton se Shtetet e Bashkuara kanë mbështetur përpjekjet e Shqipërisë për t’u bërë aleate më e fortë në NATO dhe se kjo mbështetje do të vazhdojë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Njoftimi i plotë:

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ndërsa vëmendja jonë kryesore në këto çaste mbetet në luftën ndaj COVID-19, Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të mbështesin Shqipërinë edhe në fusha të tjera.

Klasat në foto u krijuan nëpërmjet një dhurimi nga Departamenti amerikan i Mbrojtjes për Ministrinë shqiptare të Mbrojtjes.

Pasi të rihapen, këto klasa do të përdoren nga forcat ushtarake shqiptare për të mësuar gjuhën angleze, e cila do t’i ndihmojë të jenë më të përgatitur dhe ndërveprues në misionet e tyre me Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tjerë të NATO-s, do t’u mundësojë pjesmarrjen në trajnime të ardhshme, si dhe do të ndikojë mënyrën e tyre të mendimit, luftimit dhe trajnimit drejt një qasjeje më perëndimore.

Ky dhurim është pjesë e programit për “Trajnimin e Gjuhës Angleze”, që Departamenti i Mbrojtjes ka mbështetur prej vitesh tashmë në Shqipëri.

Shtetet e Bashkuara i kanë mbështetur përpjekjet e Shqipërisë për t’u bërë një aleate më e fortë në NATO, dhe kjo mbështetje vazhdon dhe do të vazhdojë gjithnjë edhe kur ky moment i vështirë të ketë kaluar”. #NeJemiNato – ëith Ministria e Mbrojtjes/Olta Xhacka

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?