Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 12:09 Elbasani përkujton 82-vjetorin e Çlirimit, homazhe në nderim të dëshmorëve Elbasani përkujtoi sot, 11 Nëntorin, 82-vjetorin e Çlirimit të qytetit, në një ceremoni përkujtimore të zhvilluar pranë Lapidarit kushtuar 23 partizanëve të Brigadës së…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Situata me zjarret/ 8 vatra aktive, në terren helikopterë dhe mbi 290 efektivë

Aktualitet E enjte, 17 Korrik 2025 20:42
Situata me zjarret/ 8 vatra aktive, në terren helikopterë dhe mbi 290 efektivë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Deri në orët e pasdites të ditës së sotme janë raportuar gjithsej 18 vatra zjarri në territorin e vendit, prej të cilave 10 janë shuar plotësisht, ndërsa 8 vazhdojnë të jenë aktive. Situata mbetet dinamike dhe nën monitorim të vazhdueshëm nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile në AKMC. Falë punës së pandërprerë të forcave operacionale në terren është bërë e mundur izolimi dhe shuarja e disa prej vatrave të rrezikshme. Në fshatin Poshnjë, njësia administrative Poshnjë, bashkia Dimal, zjarri që rrezikonte banesat dhe repartin ushtarak është vendosur plotësisht nën kontroll. Aktualisht, zona po kontrollohet për të shmangur çdo mundësi riaktivizimi.

Janë shuar gjithashtu vatrat në fshatin Kotë, njësia administrative Kotë, bashkia Selenicë; në fshatin Vrion, njësia administrative Finiq, bashkia Finiq; në zonën e quajtur “Qafa e Laçit”, bashkia Vau-Dejës; në fshatin Mengël, njësia administrative Labinot-Fushë, bashkia Elbasan; në zonën e Liqenit të Thatë, njësia administrative Farkë, bashkia Tiranë; në rrugën “Haki Stërmilli”, njësia administrative Nr. 6, bashkia Tiranë; në lagjen Nr. 5, njësia administrative Kavajë, bashkia Kavajë; në fshatin Zagorë, njësia administrative Shkrel, bashkia Shkodër; dhe në fshatin Radanj, njësia administrative Qendër Leskovik, bashkia Kolonjë.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Aktualisht, mbeten aktive tetë vatra në disa qarqe të vendit. Në qarkun Dibër, zjarri në vendin e quajtur “Liqeni i Luleve”, brenda Parkut Kombëtar Lurë, vazhdon të përhapet në një sipërfaqe me pisha dhe livadhe, ku deri më tani janë djegur rreth 200 hektarë. Në operacion janë angazhuar 30 forca operacionale dhe 30 ushtarë të Forcave të Armatosura.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Po në këtë qark, në malin e Peladhisë, njësia administrative Zerqan, bashkia Bulqizë, dy vatra zjarri mbeten aktive, duke u zhvilluar në drejtim të fshatrave Vlashaj dhe Krajkë, me pjesëmarrjen e rreth 35 forcave në terren.

Në qarkun Fier, një vatër e përhapur në fshatin Drenovë, njësia administrative Qendër Dukas, bashkia Mallakastër, është përhapur drejt fshatit Gorishovë në njësinë administrative Cakran, bashkia Fier. Terreni i thepisur dhe era e fortë kanë vështirësuar ndërhyrjet. Në operacion janë angazhuar 36 forca të MZSH Mallakastër, 40 trupa të FA, dy helikopterë dhe katër automjete zjarrfikëse.

Mund t'ju interesojë

Elbasani përkujton 82-vjetorin e Çlirimit, homazhe në nderim të dëshmorëve

Elbasani përkujton 82-vjetorin e Çlirimit, homazhe në nderim të dëshmorëve

Para 7 minutash
Konflikt fizik mes tre të rinjve në Vlorë, sherri nisi për një vend parkimi

Konflikt fizik mes tre të rinjve në Vlorë, sherri nisi për një vend parkimi

Para 41 minutash
Spitalet drejt një modeli të ri financimi dhe menaxhimi, Spahiu: Reforma vendos pacientin në qendër të shërbimit

Spitalet drejt një modeli të ri financimi dhe menaxhimi, Spahiu: Reforma vendos pacient...

Para 57 minutash

Në qarkun Vlorë, një vatër zjarri është raportuar në fshatin Borsh, njësia administrative Lukovë, bashkia Himarë, në një zonë me pyje. Në vendngjarje janë forcat zjarrfikëse të bashkisë me dy mjete dhe gjashtë efektivë.

Në qarkun Gjirokastër, një tjetër vatër aktive është në fshatin Kosinë, njësia administrative Qendër Piskovë, bashkia Përmet, në një sipërfaqe me shkurre dhe pisha. Në vendngjarje ndodhen dy mjete zjarrfikëse dhe gjashtë efektivë të shërbimit zjarrfikës vendor.

Në qarkun Elbasan janë aktive tri vatra: në fshatin Gjevur, njësia administrative Përparim, bashkia Peqin; në fshatin Dufshan, njësia administrative Sult, bashkia Gramsh; dhe në njësinë administrative Hotolisht, bashkia Librazhd. Të gjitha këto përfshijnë sipërfaqe pyjore dhe po përballohen nga forcat zjarrfikëse vendore me mjete dhe efektivë të angazhuar në shuarjen e flakëve.

Në të gjitha operacionet janë përfshirë gjithsej 291 forca operacionale dhe 29 automjete zjarrfikëse. Forcat e Armatosura kontribuojnë me dy helikopterë, 120 trupa dhe katër automjete zjarrfikëse, duke përforcuar kapacitetin e reagimit ndaj situatës së zjarreve që ka prekur disa qarqe të vendit. Operacionet do të vijojnë sipas nevojës dhe situata mbetet në monitorim të vazhdueshëm.

Etiketat e lidhura

flakezjarre
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Elbasani përkujton 82-vjetorin e Çlirimit, homazhe në nderim të dëshmorëve
Para 7 minutash

Elbasani përkujton 82-vjetorin e Çlirimit, homazhe në nderim të dëshmorëve

Taulant Balla: Reformën Zgjedhore do ta miratojmë me ose pa opozitën
Para 13 minutash

Taulant Balla: Reformën Zgjedhore do ta miratojmë me ose pa opozitën

Shpërthimi në Elbasan, kryebashkiaku Llatja: Ja sa do të përfitojnë banorët e pallatit nga bonusi i qirasë
Para 15 minutash

Shpërthimi në Elbasan, kryebashkiaku Llatja: Ja sa do të përfitojnë banorët e pallatit nga bonusi i qi...

Barcelona ka treshen më të frikshme në Europë: Yamal, Raphinha dhe Fermin
Para 19 minutash

Barcelona ka treshen më të frikshme në Europë: Yamal, Raphinha dhe Fermin

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 14 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 15 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026
Para 6 orësh

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 15 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.