FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Situata me zjarret në vend: 14 vatra në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit janë raportuar 14 vatra zjarri në vend. Tre prej tyre vijojnë të jenë aktive, dy janë nën monitorim ndërsa pjesa tjetër është izoluar dhe shuar

Vatrat aktive janë në Delisuf, Vlorë ku zjarri i nisur më 25 gusht në pyllin e Pishë-Poros vazhdon të digjet me intensitet të ulët dhe duke përfshirë kryesisht trungje dhe në Miras, Devoll ku zjarri në një sipërfaqe pyjore vijon ende

Vatrat nën monitorim janë në Skrapar, Bogovë ku zjarri në pyllin me pisha është vënë nën kontroll dhe po mbahet nën vëzhgim në Pezë Helmës ku vatrat e izoluara në zonën e Kodrave të Caushit vijojnë të monitorohen dhe në Korçë, Parku Natyror Gërmenj ku vatra e riaktivizuar në zonën e piramidave 14–15 është izoluar dhe po mbahet nën kontroll.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?