Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 23 Tetor 2026, 07:33 Rooney i quan lojtarët e United “foshnja egoiste” pas kritikave të Fernandes Wayne Rooney, golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave i Manchester United, ka etiketuar skuadrën aktuale të klubit si “foshnja egoiste” pas humbjes…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Situata në Ballkan? Rama për median greke: S’kemi destabilizim, por s’janë shenja të mira

Aktualitet E hënë, 8 Nëntor 2021 20:01
Situata në Ballkan? Rama për median greke: S’kemi destabilizim, por s’janë shenja të mira
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Situata në Maqedoninë e Veriut dhe kriza në Bosnje dhe Hercegovinë, për Edi Ramën nuk janë shenja të mira për Ballkanin Perëndimor. Në një intervistë për gazetën “ TA NEA” me Maria Vasileiou, kreu i qeverisë shqiptare u bëri thirrje faktorëve politikë në rajon, por edhe brenda BE që “të jenë të kujdesshëm e që të mos nënvlerësojnë simptoma të tilla”, duke shprehur vlerësimin e tij se “gjërat nuk kanë arritur në një pikë ku t’i frikësohemi destabilizimit”.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

A jeni i shqetësuar për situatën në Ballkanin Perëndimor pas zhvillimeve në Maqedoninë e Veriut, por edhe për shkak të krizës në Bosnje dhe Hercegovinë? A ndani ju të njëjtin mendimin se Ballkani Perëndimor mund të jetë duke hyrë në një gjendje destabilizimi?

Mund t'ju interesojë

Bushati: Policia është dëm kolateral

Bushati: Policia është dëm kolateral

Para 9 orësh
”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Para 9 orësh
Sjellja e policisë në protestë, Metani: Përdorimi i gazit 40 milimetra, është për pjesën ushtarake

Sjellja e policisë në protestë, Metani: Përdorimi i gazit 40 milimetra, është për pjesë...

Para 10 orësh

Nuk jam i shqetësuar për momentin sepse nuk mendoj se gjërat kanë arritur deri në atë pikë sa të kemi frikë nga destabilizimi. Njerëzit në Ballkanin Perëndimor e dijnë se destabilizimi nuk është i mirë për askënd, as për ata që sipas gjasave e synojnë destabilizim. Megjithatë, ne nuk gjendemi në një fazë të mirë dhe këto nuk janë shenja të mira. Duhet të jemi të kujdesshëm.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Cilët nënkuptoni, se duhet të jenë të kujdesshëm?

Si faktorët politikë brenda Ballkanit Perëndimor ashtu edhe jashtë tij, në Bashkimin Evropian, duhet të jenë të kujdesshëm. Nuk duhet të nënvlerësojnë simptoma të këtij lloji.

A ekzistojnë shqetësime për përfshirjen e forcave të tjera dhe të Turqisë në rajon, të cilat po përpiqen të largojnë Ballkanin Perëndimor nga BE-ja?

Nuk jam në dijeni se ka ndonjë gjë që e lidh Turqinë me ndonjë formë apo trajtë destabilizimi. Unë di se Turqia është një partner strategjik për Shqipërinë, siç është edhe Greqia, siç është edhe Italia. Turqia është një mik i ngushtë i Shqipërisë. Ne duam të forcojmë miqësinë tonë. Nuk shoh Turqinë të ketë një axhendë për të minuar kursin evropian të Ballkanit Perëndimor.

Kur ju vizitoi në shtator, presidentja e Komisionit Evropian tha se Shqipëria është gati të nisë negociatat e anëtarësimit, duke theksuar se kjo mund të bëhej deri në fund të vitit: Çfarë aspiratash keni pas Samitit të nivelit të lartë mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor?

Nuk është hera e parë që dëgjoj parashikime të tilla nga zyrtarë të lartë në BE dhe nuk do të jetë hera e parë që ata nuk do të mund të mbajnë premtimet e tyre. Nuk pres asgjë. Mendoj se duhet të vazhdojmë ta bëjmë atë që bëjmë, sepse e bëjmë për ne, për fëmijët tanë, për Shqipërinë, jo për miqtë tanë në Bruksel ose për ata në kryeqytete të tjera. Nuk pres diçka. Mund të realizohet, mund të mos realizohet. Është e njëjta gjë për ne.

Analistët thonë se zhvillimet në Maqedoninë e Veriut mund të mos kishin ndodhur nëse BE-ja do të kishte vazhduar me negociatat e anëtarësimit.

Po, është e vërtetë, por në të njëjtën kohë nuk varet nga ne. Analistët duhet të shkruajnë, por vendimet i marrin të mëdhenjtë në Këshillin e Evropës. Evropa në këtë kohë duket se nuk mund të ketë kohezion dhe të marrë vendimet që i nevojiten, jo vetëm për ne, por edhe për veten e saj.

Në Beograd keni pasur një takim me presidentin serb Aleksandër Vuçiç dhe me zëvendës presidentin e Maqedonisë së Veriut Nikola Dimitrov në kuadër të nismës “Ballkani i Hapur”. Deri në çfarë pike keni ecur në këtë nismë dhe çfarë diskutuat mbi situatën në Ballkanin Perëndimor?

Kemi bërë progres, por jo aq sa do të donim. Në takimin e radhës në Tiranë në dhjetor, do të kalojmë në disa objektiva që lidhen me lirshmërinë e lëvizjes së produkteve. Për sa i përket situatës, jemi mësuar me situata të tilla, nuk është diçka e veçantë.

Greqia ka vendosur dy kushte shtesë në kuadër të procesit tuaj të anëtarësimit. Ndryshimin e legjislacionit për regjistrimin e popullsisë, në mënyrë që të garantohet e drejta e vetëpërcaktimit së anëtarëve të minoritetit grek dhe e mbrojtjes së të drejtave të tyre pronësore. Cili është progresi i kryer për sa më sipër?

Nuk kemi pasur problemin e mbrojtjes së pronës së minoritetit grek në Shqipëri. Kemi pasur problem me mbrojtjen e të drejtave të pronësisë në përgjithësi. Minoriteti grek vuajti për shkak të këtij problemi, sikundërse gjithë të tjerët. Ne e kemi trajtuar këtë çështje përmes një legjislacioni të ri, po shohim rezultate pozitive dhe po vazhdojmë përpara përsa i përket kësaj çështjeje. Për çështjen e dytë kemi diskutuar me miqtë tanë grekë.

Greqia dhe Shqipëria kanë vendosur të referojnë delimitimin e Zonave Ekskluzive Ekonomike në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë. Cilat janë hapat e ardhshëm dhe në cilat fusha prisni bashkëpunim më të ngushtë mes dy vendeve?

Kemi rënë dakord t’i drejtohemi Gjykatës Ndërkombëtare, por gjetja e zgjidhjes ka mbetur ende pezull. Nuk është gjetur ende zgjidhje. Shpresojmë se do ta gjejmë. Është e qartë se ka energji pozitive në marrëdhëniet tona, ka një predispozitë të mirë nga të dyja palët për ta zgjidhur çështjen në mënyrë të qartë, përmes përcjelljes në Hagë, duke treguar besim tek një palë e tretë. Është një arritje e madhe, por ende nuk e kemi gjetur zgjidhjen.

Jam më tepër optimist sesa isha përpara se të fillonim me kryeministrin z. Mitsotakis dhe me ministrin e jashtëm z. Dendias. Ata janë sinqerisht të gatshëm të vazhdojnë në këtë marrëdhënie, gjë që është e mirë për të dyja palët. Unë kam thënë që politika nga të dyja palët nuk ka arritur të ndjekë popujt, të cilët kanë marrëdhënie të mira.

Shqiptarët në Greqi janë integruar, flasin me punën e tyre dhe respektin ndaj vendit. E njëjta gjë edhe këtu, grekët që jetojnë këtu si qytetarë janë në shtëpinë e tyre. Politika nuk ka arritur të sjellë marrëdhëniet mes dy vendeve në të njëjtin nivel. Këtë gjë duhet të bëjmë dhe mendoj se këtë synon edhe kryeministri grek dhe ministri i jashtëm.

Etiketat e lidhura

Ballkani Perendimoredi rama
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Rooney i quan lojtarët e United “foshnja egoiste” pas kritikave të Fernandes
Tani

Rooney i quan lojtarët e United “foshnja egoiste” pas kritikave të Fernandes

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 7 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League
Para 8 orësh

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Bushati: Policia është dëm kolateral
Para 9 orësh

Bushati: Policia është dëm kolateral

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 9 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 12 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 11 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

4 Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!
Para 13 orësh

Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.