Situata në Lindjen e Mesme, Kamberi: SHBA goditi Iranin për të imponuar paqen

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare Geron Kamberi thotë se sulmi i SHBA ndaj Iranit lidhet me qasjen e Donald Trump për “paqe përmes luftës” dhe doktrinën e luftës parandaluese. Sipas tij, kjo politikë është vazhdimësi e ndërhyrjeve të mëparshme si në Irak dhe nuk synon luftëra të mëdha, por konflikte që pretendohet të sjellin stabilitet afatgjatë. Ai theksoi gjithashtu se konflikti në Lindjen e Mesme është kompleks dhe në përshkallëzim, për shkak të përfshirjes së fuqive të mëdha si SHBA, Izraeli dhe Irani, si dhe tensioneve historike në rajon. Sipas Kamberit, është ende e paqartë nëse këto zhvillime do të çojnë në një rend të ri botëror apo në një konflikt më të gjerë.

”Ky konflikt që ka filluar në Lindjen e Mesme nuk është një konflikt i thjeshtë. sapo vjen dhe po ndërlikohet për pasojat që po sjell, jo vetëm thjesht për faktin që aty janë përfshirë dy shtete me një potencial shumë të madh ushtarak siç janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por edhe Izraeli.

Nga ana tjetër është Irani, një vend i madh nga pikëpamja e madhësisë gjeografike, por edhe popullsisë, por edhe një vend i cili për gati 50 vjet është përgatitur për këtë ditë, por duke jetuar nën embargo dhe me një përplasje të vazhdueshme me komunitetin ndërkombëtar i është kthyer në një natyrë të dytë kjo lloj bashkëjetese, qoftë me kundërshtitë që ka veçanërisht me Izraelin, por edhe me një pjesë të vendeve të Gjirit Persik.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mos harrojmë që konflikti midis shumicës sunite dhe shiia ka prodhuar dhe një luftë siç ka qenë lufta Iran-Irak nga 80 deri në 88, por edhe konflikte të tjera. Kështu që besoj ë në rast se ajo që u përmendët pak më parë ë një tërësi zhvillimesh a do të na çojë drejt një rendi të ri apo frika që kanë drejt një lufte të re, kjo është paksa e vështirë për ta përcaktuar në këtë moment”, tha Kamberi në ”A2cnn”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?