Situata nga zjarret, vijon ndërhyrja nga ajri në Panahor të Mallakastrës
Ka vijuar edhe pasditen e sotme ndërhyrja nga ajri për përballimin e situatës së krijuar nga zjarri në zonën e Panahorit, në Mallakastër. Helikopteri ka vijuar operacionin me hedhje të njëpasnjëshme uji mbi vatrat më problematike, me synim frenimin e përhapjes së flakëve dhe mbrojtjen e sipërfaqeve pyjore të prekura nga zjarri.
Paralelisht me ndërhyrjen nga ajri, forcat operacionale në terren po vijojnë punën për izolimin e vatrës së zjarrit dhe krijimin e barrierave mbrojtëse, në mënyrë që flakët të mos përhapen drejt zonave të tjera. Ekipet e angazhuara po monitorojnë situatën në mënyrë të vazhdueshme, ndërsa ndërhyrja mbetet e përqendruar në zonat ku rreziku i përhapjes është më i lartë.
Autoritetet dhe strukturat e emergjencave po vijojnë koordinimin e veprimeve mes mjeteve ajrore dhe forcave tokësore, me qëllim vënien nën kontroll të situatës dhe minimizimin e dëmeve në masivin pyjor të zonës.
KOHA JONË SONDAZH

