Situata për muajin korrik, më pak aksidente por më shumë viktima

Foto ilustruese
Foto ilustruese

Aksidentet rrugore në muajin korrik, kanë rezultuar fatale për 14 persona duke shënuar rritje krahasuar me korrikun e 2019-s. Sipas INSTAT, vetëm përgjatë muajit të kaluar kanë ndodhur 130 aksidente prej të cilave kanë mbetur të lënduar 168 persona. 83.8% e aksidenteve kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesve të mjetit ku problematike vazhdon të mbetet mosha 25-34 vjeç.

Per shkak edhe te periudhës së izolimit është regjistruar rënie e aksidenteve për shtatëmujorin e parë të 2020-s, ku janë shënuar 635 aksidente nga 862 të ndodhura për të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Shifrat e jetëve të humbura vazhdojnë të jenë të larta, vetëm përgjatë ketij 7 mujori janë shënuar 88 viktima ndërkohë që janë aksidentuar 168 qytetarë. INSTAT bën me dije se 16% e aksidenteve rrugore kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së këmbësorit duke shënuar një ulje krahasuar me shtatëmujorin e 2019-s.

Tirana mbetet qarku me numrin më të lartë të aksidenteve duke zënë thuajse gjysmën e totalit me 307 raste të cilat kanë rezultuar fatale për 20 persona. Pas kryeqytetit janë Durrësi, Lezha dhe Fieri, qarqet me numrin më të lartë të aksidenteve përgjatë shtatëmujorit të parë të këtij viti.

SHKARKO APP