Situatë dramatike në parlamentin e Kosovës, hidhen bomba molotov

Në hyrje-daljet e oborrit të Kuvendit të Kosovës janë vendosur forca të shtuara policore pasi protestuesit kanë tentuar t’i bllokojnë ato për të mos i lejuar deputetët të largohen nga ndërtesa, duke kërkuar që të miratohen plotësisht ndryshimet në ligjin për Gjykatën Speciale. Po hidhen bomba molotov por edhe gaz lotësjellës në parlament por edhe jashtë tij.

Njësite policore për kontrollin e trumave të trazirave janë zhvendosur në perimetrin e Kuvendit.

Më herët gjatë ditës, protestuesit e kthyen dhunshëm një deputet brenda oborrit të Kuvendit, duke mos e lejuar të kalojë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kuvendi i miratoi në parim ndryshimet në ligjin për Specialen, por ato duhet të kalojnë edhe në lexim të dytë për të pasur efekt.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndryshimet nuk u hodhën në votim pasi partia në pushtet e kryeministrit Albin Kurti kërkon që, fillimisht, Kuvendi ta zgjedhë presidentin e ri të vendit, afati për të cilin mbaron pas rreth 24 orëve.

Partia Demokratike e Kosovës, subjekti më i madh opozitar në vend, ka thënë se do ta mbështeste zgjedhjen e presidentit, por kërkon që së pari të kalojnë ndryshimet në ligjin për Specialen.

Sa për t’jua kujtuar, Kurti dhe lider i PDK-së, Bedri Hamza, zhvilluan një takim orë më parë për këto dy çështje, por nuk ndihet nëse kanë arritur gjuhë të përbashkët.

Me sa duket Albin Kurti nuk po jep dritë jeshile ndaj turmat po përplasen jashtë parlamentit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?