Situatë konflikti në Bashkinë e Vlorës, bashkiakët përplasen me Prokurorët. Priten arrestime të tjera

 

Policia Bashkiake  u përplas sot ne mesdite me prokurorët e çështjes kundër Shpëtim Gjikës. Prokurorët hyne me force ne zyren e kreut bashkiak, pasi çelësat i ka kryetari i Bashkisë Shpëtim Gjika, i cili është në shtëpi, me masë nga gjykata në detyrim paraqitjeje.

Më herët prokurorët kishin shkuar në zyrë, por zyra ka qenë e mbyllur dhe çelësat i kishte kryetari i Bashkisë. Ata kanë kërkuar të sekuestrojnë të gjitha dokumentet që gjenden në zyrën e kryetarit të Bashkisë por nuk është bërë e mundur hyrja e tyre në zyrën e kryetarit.

Në këto momente policia Bashkiake është duke u përplasur me prokurorët, të cilët kërkojnë të hyjnë me forcë në zyrën e kryetarit të Bashkisë së Vlorës. Në Bashkinë e Vlorës është duke u bërë terror, raportojnë gazetarët që po ndjekin këtë zhvillim të minutës së fundit. Punonjësit e bashkisë kanë braktisur zyrat dhe në bashki asnjë s’punon. Ndërkohë që flitet se ka informacion se do të ketë arrestime të tjera. Arrestime ne Bashki , ne rradhet e mjekeve qe bene hile ne levizjen per ne spitalin e Tiranes dhe ne drejtorine  e burgjeve ne Tirane qe e levizen pa leje te prokurorise te arrestuarin Gjika.

Gjika së bashku me shefen e urbanistikës dhe një biznesmen u arrestuan pesë ditë më parë për lejen e ndërtimit të një pallati 11 katësh në qendër të Vlorës. Gjykata ka vendosur nën sekuestro Pallatin. Procesi ndaj Gjikës për detyrim paraqitje u bë në sallën e Spitalit Amerikan ku ai ishte shtruar pas shqetësimeve të mëdha që kishte me zemrën. Prokurorët kanë nisur hetimet ndaj mjekëve dhe policëve që bënë gjithashtu transportin e Gjikës për në Tiranë.

SHKARKO APP