Situatë kritike në Mallakastër, flakët rrezikojnë përhapjen në zona të tjera
Vatra e zjarrit në Rriban të Mallakastrës ka marrë përmasa të mëdha dhe ka dalë jashtë kontrollit, kjo për shkak të erës së fortë. Flakët janë përhapur me shpejtësi dhe kanë përfshirë kurorat e pishave, duke rritur rrezikun e përhapjes së zjarrit edhe në Patos e Roskovec. Forcat zjarrfikëse janë në terren dhe po punojnë për neutralizimin dhe shuarjen e flakëve. Gjithashtu po punohet edhe nga ajri me helikopter për vënien nën kontroll të flakëve.
KOHA JONË SONDAZH

