Situatë kritike nga zjarret në Dajt, Nufi kërkon koordinim të të gjitha forcave në operacion

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, ka bërë thirrje për një bashkëpunim të ngushtë mes strukturave vendore dhe institucioneve qendrore për menaxhimin e situatës së zjarreve që kanë përfshirë disa zona të vendit.

Gjatë një vizite në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile, në varësi të Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Nufi theksoi se kjo qendër është përgjegjëse për monitorimin, koordinimin dhe drejtimin e operacioneve në raste emergjencash natyrore.

Sipas ministrit, puna në qendër zhvillohet pa ndërprerje, 24 orë në ditë, duke ndjekur në kohë reale situatën në çdo qark dhe bashki të vendit. Ai nënvizoi se, përveç zjarreve, qendra koordinon edhe rastet e përmbytjeve dhe fatkeqësive të tjera natyrore, me qëllim reagimin sa më të shpejtë të strukturave përgjegjëse.

Swiss Digital Desktop Reklama

Aktualisht, në territorin e Shqipërisë janë regjistruar 12 vatra zjarri, nga të cilat katër vijojnë të mbeten aktive. Problematika më e madhe paraqitet në malin e Dajtit, ku flakët janë riaktivizuar dhe janë përhapur në disa zona. Vatra aktive raportohen gjithashtu në Vajkal të Bulqizës, në disa pjesë të Dibrës, si edhe në Komsi, Malin e Dardhës dhe Malin e Qukësit, ku forcat në terren po vijojnë përpjekjet për izolimin dhe shuarjen e tyre.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?