Sizmiologu Ormeni: U regjistruan 70 pas lëkundje, priten goditje të tjera
Sizmologu Rrapo Ormeni, bëri të ditura për Ora News të dhënat e lëkundjes së tërmetit që përfshiu pjesën më të madhe të Shqipërisë mbrëmjen e shkuar.
Ai tha gjatë një bisede telefonike se tërmete me magnitudë kaq të madhe shoqërohen zakonisht edhe me lëkundje të tjera, duke sqaruar se gjatë natës së shkuar janë regjistruar rreth 70 lëkundje të vogla që vijnë pas tërmetit të parë.
Sizmologu Rrapo Ormeni: Mbrëmë në orën 22:14, një tërmet me magnitudë 5.5 i shkallës rihter goditi Greqinë veriore. Tërmeti me epiqendër 16 km në veriperëndim të Janinës dhe 50 km në jug të Sarandës, pati një intensitet me epiqendër me 7-8 ballë, pra që ka shkaktuar dëmtime. Ky tërmet është ndjerë edhe në Shqipërinë e jugut.
Ai është ndjerë 6 ballë në qytetin e Sarandës dhe Leskovikut, 5-6 ballë në Gjirokastër, Përmet, 5 ballë në Tepelenë, 4 ballë në Korçë, Berat dhe Vlorë, 3 ballë në Tiranë dhe Durrës. Dy orë pas goditjeve me maginutë më të madhe të kësaj serie kanë pasur një magnitudë 4.9 të shkallës riter. Goditja kryesore është me mbi 70 pasgoditje nga të cilat 9 kanë me magnitudë mbi 4 rihter dhe 4 nga këto ma maginutë 4.5 ballë.
A priten lëkundje të tjera?
Ormeni: Pa dyshim një tërmet me këtë maginitudë shoqërohen me pasgoditje.
KOHA JONË SONDAZH

