Sizmologët: Tërmeti i 26 nëntorit zgjati rreth 1 minutë

Një muaj pas tërmetit të 26 nëntorit, sizmologët kanë nxjerrë të dhënat e para. Zyrtarisht ata thonë se tërmeti ka zgjatur rreth 1 minutë, për shkak të fikjes së aparaturës lëkundjet janë regjistruar vetëm 15 sekonda.

Stacioni akselometrik, sistemi që ne kemi në Durrës ka regjistruar 15 sekondat e para të vibrimit të fortë, pastaj është ndërprerë energjia elektrike për 40 sekonda dhe ka filluar përsëri regjistrimin në vazhdimësi dhe të gjitha pasgoditjet e atij tërmeti janë të regjistruara dhe i gjithë informacioni”,- tha sizmologu Llambro Duni për “Tv Klan”.

Por sa ishte fuqia e tërmetit shkatërrues nga 15 sekondat e para të regjistruara? “Aplituda maksimale në terma të nxitimit ato 15 sekonda është 0.2 g dhe është relativisht e fuqishme, dhe me një kohëzgjatje relativisht të gjatë të vibrimit të truallit”, tha Llambro Duni.

Swiss Digital Desktop Reklama

Tërmeti prej 9 ballë që goditi vendin tonë, shkaktoi 51 viktima dhe qindra të plagosur. Sizmologët janë ende duke e analizuar atë që ndodhi në 26 nëntor, por pengesë është bërë mungesa e funksionimit të disa aparaturave në stacione. Tërmeti prej 9 ballë që goditi vendin shkaktoi 51 viktima, rreth 900 të plagosur dhe dëme të shumta materiale.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?