Sizmologu Ormeni: Tërmeti i djeshëm, jo lidhje me Turqinë

Tërmeti i së martës, sipas sizmologut Rrapo Ormeni, është në vazhdën e pasgoditjeve të tërmtetit të 26 nëntorit. Ai shton se tashmë njerëzit duhet të mësohen me këto lëkundje sizmike, pasi vendi tashmë ka kaluar në një periudhë me aktivitet sizmik më të lartë.

”Tërmeti i 26 nëntorit tregoi që ishte i fortë. Duhet të mësohemi me tërmetet sepse tani kemi kaluar në një periudhë me aktivitet sizmik më të lartë, siç e tregojnë dhe tërmetet në zonën e Durrësit. Tërmeti i Durrësit ishte me një magnitudë 6.4 të shkallës Rihter, i cili zakonisht shoqërohet me pasgoditje të cilat vazhdojnë për një periudhë disa mujore. Përderisa tërmeti i djeshëm ishte afër epiqendrës së lëkundjeve sizmike të 26 nëntorit kuptohet që pasgoditjet e atij tërmeti nuk kanë përfunduar dhe janë në vijueshmëri dhe kjo arsye na çon të mendojmë që është një pasgoditje”.

Në një intervistë për A2, Ormeni mohon së tërmeti i magnitudës 4.9, i së martës, të ketë lidhje me atë të Turqisë. ”Ky tërmet nuk ka lidhje me atë të Turqisë. Në Turqi kemi pllakën e Anadolias, e cila shtyhet me pllakën Aziatike dhe aty janë regjistruar dy thyerje të mëdha që sjellin zhvendosje horizontale dhe në këtë zonë janë raportuar dhe tërmete më të mëdha që kanë arritur në 7.9 Rihter”.

SHKARKO APP