”S’ka faj SPAK apo Rama”, Petro Koçi ”thyen” urdhrin e PS dhe flet për Berishës: Po ia hanë kokën…

Përmes një komunikimi të brendshëm, ministrave, deputetëve dhe drejtuesve politik të PS-së i është kërkuar mos të komentojnë arrestin e shtëpisë të Sali Berishës.

Prej 30 dhjetorit kur Berisha iu bind urdhrit të gjykatës, socialistët kanë dhënë zero komente. Por sot deputeti Petro Koçi e tejkaloi këtë urdhëresë të brendshme të partisë duke prodhuar, paraditen e të mërkurës, këtë reagim, sesi ai e shikon këtë zhvillim.

”Situata në të cilën ndodhet deputeti Sali Berisha nuk është as për faj të SPAK-ut as për faj të Edi Ramës as për faj të PS as për faj të PD-së, por fajin Sali Berishës ia kanë fëmijët e tij . Atyre të cilëve ky i ka bërë kokën janë duke i ngrënë kokën këtij vetë. Dhe është jo normale që deputetët e opozitës po i bëjnë atë që kanë bërë fëmijët e tij po ia bëjnë aktualisht. Janë duke e marrë në qafë me këtë lloj mbrojtje absurde që po i bëjnë”,-tha Koçi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?