“S’ka rritje pensionesh në prill”, Ibrahimaj: Ndodh në tetor, tani merret shpërblimi 50 mijë lekë
Pensionet nuk do të rriten në prill. Ministrja për Ekonominë dhe Financat, Delina Ibrahimaj doli në një deklaratë për mediat, tha se rreth 700 mijë të moshuar do të marrim vetëm 50 mijë lekë shpërblim, ndërsa rritja në nivelin e indeksimit të inflacionit do të bëhet në tetor.
”Kjo pasi na duhet të kemi një ecuri më të plotë të inflacionit, për të bërë një indeksim sa më të drejtë”, tha Delina Ibrahimaj, ministre e Financave dhe Ekonomisë. Të apasionuarit pas basteve duket se do t’u rikthehen ligjërisht atyre në pak javë, por ata do të taksohen për çdo qindarkë të fituar sipas ministres.
”Ligji do hidhet për konsultim publik në fillim të javës së ardhshme e më pas do shkojë në qeveri me fazat e miratimit në Parlament, do ketë tryeza konsultimi me të gjithë grupet e interesit”, tha ministrja.
Rritja e normave të interesit dhe kriza e bankave që po përhapet edhe në Europë duket se ka shtyrë planet e qeverisë për të marrë Eurobondin në vlerë 500 milionë euro.