FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ska*dali në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shqiptarit që ndodhet në një bu*g të Francës

Rrjeti social Tik-Tok është kthyer prej kohësh në një shqetësim, dhe kërcënim për jetën. Policia e Pejës kërkon ndihmën e qytetarëve për arrestimin e Xhemal Ukës, një Tik-Toker nga Puka i njohur me nofkën “Fire”. Ky i fundit ndodhet në një burg të Francës, dhe aty futet në çdo moment live në Tik-Tok.

I riu nga Puka akuzohet për “shtyrje në kryerjen e veprës penale degradimi i integritetit seksual”. Raportohet se ai ka një numër të madh ndjekësish në rrjetet sociale dhe shpesh bën dhurata brenda aplikacionit sa herë fiton. Në rastet kur ai humbet “betejat” në Tik-Tok, ai detyron kundërshtarët të zhvishen. Në dy raste ai ju ka kërkuar vajzave të tregojnë pjesët intime gjatë një “dueli” LIVE.

Uka rezulton të jetë i dënuar për vjedhje në Francë dhe aktualisht ndodhet i arrestuar duke vuajtur dënimin. Ai ka mbërritur në Francë në vitin 2020 kur ka bërë një kërkesë për azil me arsyetimin se i rrezikohej jeta në Shqipëri pasi në vitin 2015, kishte plagosur me thikë një efektiv policie.

Swiss Digital Desktop Reklama

Uka ka marrë nga gjykata franceze një shtyrje të dënimit me 6 muaj, pikërisht sepse i janë gjetur telefonat në qeli. Pas arrestimit të shokut të tij në Kosovë, Uka ka mbyllur të gjitha rrjetet sociale.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?