Skadon afati i vetëdeklarimit të banesës për taksën e pronës! Çfarë do të ndodhë

Vetëm një e treta e abonentëve të Ujësjellës-Kanalizimeve i janë përgjigjur pozitivisht thirrjes për të deklaruar sipërfaqen e pronës me qëllim taksimin e saj.

Në tre muaj afat për mbledhjen e vetëdeklarimeve, nga 190 mijë abonentë të UKT-së me pak se 70 mijë banorë janë paraqitur vullnetarisht, shumica prej të cilëve pensionistë dhe familje në nevojë.  Shifran bëhen të ditur në një artikull të publikuar nga gazeta “Panorama”. Në artikull evidentohet se pjesa tjetër do të jetë subjekt i verifikimeve që do të nisin derë më derë ngainspoektorët.

“Punonjës të ujësjellësit, hipotekës dhe ALUIZNI-t (në rast se objekti është në proces legalizimi) do të mbledhin të dhënat për çdo sipërfaqe banese, dyqani a garazhi në Tiranë.

Veç kësaj do të verifikojmë edhe të dhënat e mbledhura deri tani.

Taksa e banesës do të mblidhet duke nisur nga fillimi i vitit të ardhshëm.

SCAN

SHKARKO APP