Skafet lëvizin sërish në vendin ku u vrau 7-vjeçarja. Aksioni i Policisë një flluksë? (VIDEO)

Aksioni i Policisë së Shtetit, për heqjen e mjeteve lundruese në plazhet shqiptare, pas ngjarjes së rëndë të ndodhur dy javë më parë në plazhin e Potamit në Himarë, ku humbi jetën 7 vjeçarja Jonada Avdia ka zgjatur vetëm disa ditë. Po del të jetë një aksion flluskë.

Kjo pasi një skaf i mbushur plot me njerëz, është filmuar në breg të detit dhe lëviz i pashqetësuar, edhe pse aty pranë janë me dhjetëra qytetarë që po lahen në det.

As shkarkimet e gjithë elitës së policisë kufitare në Vlorë, apo paralajmërimet e bëra nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gledis Nano, nuk kanë ndaluar lëvizjen e këtyre skafeve në breg të detit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?