Skandal me faturat e energjisë/ 7 të njëjta për banorët e një pallati në Laç

 

Do të ishte më shumë sesa një rastësi që banorët e një pallati të shpenzonin të njëjtën sasi energjie. Për OSHEE s’ka asnjë dyshim se 7 familje të një pallati në Laç kanë konsumuar të njëjtën sasi energjie, aq sa faturat për periudhën dhjetor – janar janë të ngjshme edhe në qindarkat e faturuara. Secila nga këto fatura shënon shumën 30 mijë e 272 lekë e 80 qindarka. (30,272,80). Nuk janë as fatura aforfe, pasi çmimi i aforfesë nuk është 30 mijë lekë të reja. Opozita e konsideron këtë si një udhër për të gjobitur qytetarët dhe se faturat nuk janë bërë në bazë të matjes së energjisë mbi bazën e konsumit. Është pjesë e një strategjie për të plotësuar planin. Një tjetër fakt skandaloz është se faturat e periudhës dhjetor – janar janë përllogaritur me dy fashat, nën 300 kËh dhe mbi 300 kWh. Fashat e faturimit të energjisë janë hequr me një vendim nga ERE, që ka hyrë në fuqi prej 1 janarit. Në faturat dhjetor – janar edhe pse ditët e dhjetorit janë më pak se 1/3 e muajit, përllogaritjet janë bërë në total për 300 kWh e parë.

SHKARKO APP