Skandal në Elbasan.Tirazhi i “KOHA JONE” blihet nga një person dhe digjet

 
 
 
Ka ndodhur ajo që nuk ndodhte që prej vitit të mbrapshtë 1997. Tirazhi i gazetës "Koha Jone" është blerë sot nga një person i panjohur dhe më pas është djegur afër lumit, duke krijuar mungesë të gazetës në Elbasan. Ndërkohë redaksia nisi kopje të tjera në drejtim të Elbasanit për lexuesit.
Por sikur ta kishte parashikuar si me telepati Ben Blushi kur e pyetëm për librin e tij të ri KANDIDATI që po korr sukses e shitje të paparë (sepse sapo ka dalë në treg),se "kujdes në Elbasan se mund tua blejnë pa dalë tek lexuesi !".
Redaksia e mori si me shaka, ndonëse edhe nga titulli i madh sot i gazetës dyshuam se mund të kishte ndonjë pakënaqësi, porse të arrinte puna deri këtu që ta blejnë dhe ta djegin, kjo kishte ndodhur vetëm në vitin 1997. Dhe për dreq edhe atëhere ishte Ben Blushi kryeredaktor i gazetës "KOHA JONE" kur e dogjën , porse krejt redaksinë nga SHIK-u i Gazidedes, kurse sot ,të paktën, ishte gazeta në Elbasan.
Mbrëmë gazeta e ka pyetur kryebashkiakun e Elbasanit zotin Qazim Sejdinin se çfarë komenti kishte ai për librin e Blushit sepse ka hamëndje se ishte Qazimi si personazh Kadimi i librit të Ben Blushit, por ai u përgjigj se ka ofenduar krejt Elbasanin nëse ka shkruar për mua!
Pra pyetja është: E dogjën sot gazetën njërëzit e Qazim Sejdinit apo persona rastësor?!
Por prapë redaksia nisi gazeta të tjera në Elbasan.Jemi mësuar edhe me djegie!
 
Redaksia e "KOHA JONE"

SHKARKO APP