Skandal në Memaliaj, mësuesja dhunohet nga tezja e një nxënësje

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në shkollën 9 vjeçare “Nimete Progonati” në Memaliaj të Gjirokastrës ku një mësuese është dhunuar. 43 vjeçarja M.H është dhunuar nga tezja e një fëmije në klasën e tretë. Sipas detajeve, tezja kishte shkuar të merrte mbesën e saj pasi mbaroi mësimin por kjo e fundit ka pretenduar se është bullizuar dhe dhunuar nga mësuesja.

Pas të qarave të mbesës së saj e cila ankohej se mësuesja e kishte dhunuar, tezja e saj e identifikuar si S.K ka shkuar tek mësuesja me të cilën ka pasur një debat të ndezur që degjeneroi në përdorimin e dhunës.

U desh ndërhyrja e stafit të shkollës për të ndalur përplasjen mes tyre. Ndërkohë vetë mësuesja ka shkuar në polici ku ka bërë denoncimin për dhunën e ushtruar ndaj saj nga S.K për shkak të detyrës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?