Skandal në Rezervën e Shtetit, shiten mjetet e bllokuara (VIDEO)
Emisioni investigativ ‘STOP’ në TV Klan ka denoncuar mbrëmjen e sotme një rast korrupsioni që ndodh në magazinat e Rezervave të Shtetit. Pamjet e kamerës së fshehtë, tregojnë bisedën mes gazetarit dhe magazinierit, i cili, kundrejt një pagese bie dakord për të nxjerrë nga magazina një motor tip ‘Vespa’.
[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=SRQ9-tQSEwk” width=”360″ height=”315″]
Mësohet se një person i infiltruar shkon në magazinat e Ministrisë së Brendshme dhe kërkon të blejë një motor të sekuestruar nga policia, madje magazinieri është i gatshëm që t’i ofrojë çka ai dëshiron.
[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=0zLlA2vl6aE” width=”360″ height=”315″]
KOHA JONË SONDAZH

