Skandal në spitalin e Përmetit, vdes 75-vjeçari, mjekët akuzojnë njëri-tjetrin

Vdekja e mistershme e një 75-vjeçari në spitalin e Përmetit ka detyruar djalin e tij që të kërkojë drejtësi, pasi pretendon se mjekët e urgjencës janë treguar neglizhentë, duke e lënë të moshuarin të vdiste.
Në një rrëfim në “News24”, Adrian Hysa akuzon mjekun Kiço Stefanidhi për vdekjen e babait të tij, ndërsa rrëfen se është detyruar të kryejë personalisht disa videoregjistrime me drejtues të spitalit, për të konfirmuar akuzat e tij për pakujdesinë e mjekëve.

“Babin e kishin gjetur të shtrirë në tokë, pa ndihmën e mjekëve. Vëllai kërkoi diagnozën dhe i thanë trombozë në mushkëri. I vajta doktorit në zyrë i thashë, t’i çfarë bëre. Vajta tek drejtori i spitalit, më tha ju e keni fajin që e latë babain vetëm këtu. Pikërisht në këtë spital më ka humbur jetën edhe nëna ime, u detyrova t’i regjistroja me kamera që të kërkoja të drejtën. Si mund të thotë e keni ju fajin që e latë vetëm këtu dhe se paska mjeku. Prania jonë do të ndikonte në marrjen e lekëve, se unë doktor nuk jam, si mund ta ndihmoja babain tim?”- deklaroi Hysa, i cili thotë se mjekët kanë zhdukur kartelën e babait të tij, duke e konsideruar vdekjen si natyrale.

Gjatë emisionit u transmetua edhe një video e regjistruar nga Hysa përpara një muaji e gjysmë, ku ish-drejtori i spitalit të Përmetit akuzon mjekun që ka pritur urgjencën e 75-vjeçarit.

SHKARKO APP