SKANDAL/Familjarët i japin gërshërë vogëlushit dhe e filmojnë duke pastruar hashashin
Në rrjetet sociale po qarkullon një video tronditëse, ku një fëmijë i vogël duket teksa pastron hashash me gërshërë, në shtëpinë e tij të mbushur me bimë narkotike.
Në videon e publikuar nga ‘Jeta osh qef”, vogëlushi që sapo ka mësuar të flasë, ja di mirë emrin bimës që po pastron, pasi kur gjyshja e pyet se çfarë ka në dorë, ai përgjigjet: ‘Haçash dhe drogë’.
Varfëria në zonat e Fushë Krujës, dhe pagesa joshëse që ofrojnë trafikantët e kanabisit, i ka detyruar edhe njerëzit që ndoshta nuk e kanë shkelur kurrë ligjin, të punojnë me bimën e paligjshme.
//
KOHA JONË SONDAZH

