Skandal – Historiani turk quan terrorist, Skënderbeun ! (VIDEO)

Një skandal i paprecedentë ka ndodhur tek varri i Heroit Kombëtar Gjergj Kastriot Skenderbeu në Lezhë.

Historiani turk, Talha Uğurluel gjatë një vizite në Lezhë tek varri i Skënderbeut ka sharë dhe ofenduar heroin tonë kombëtar. Ndër të tjera turku thotë: “Skënderbeu nuk bëri luftë, por plaçkitje, terror mbi gra, fëmijë dhe pleq të pambrojtur. Ai ishte sikurse është sot PKK”. 

I shoqëruar nga duartrokitjet e vizitorëve turq, historiani është shprehur. “Shqiptarët këtej e tutje duhet të zgjedhin sesi te jetojnë: si Mehmet Akif Ersoy shqiptar, por besnik i Osmaneve, apo si Skënderbeu tradhtar”.

Historiani turk njihet si një studiues i periudhës osmane. Veç publikimeve historike ai drejton edhe disa ture turistike për qytetarët turq në vendet e rajonit. Qëllimi i tureve është njohja e historisë së Perandorisë turke në zonat kur dikur shtrihej perandoria. Fjalimi që mban në video është pjesë e leksioneve që ai mban edhe në universitetet turke, fatkeqësisht me shumë mllef e gënjeshtra për heroin dhe historinë tonë.

Ngjarja është e paprecedentë dhe përveç reagimeve në rrjetet sociale nga institucionet nuk ka asnjë qëndrim zyrtar. Pavarësisht se ‘historiani’ turk mund ta shohë historinë siç atij i intereson, këtu kemi të bëjmë me fyerje skandaloze ndaj simbolit më të rëndësishëm kombëtar të shqiptarëve.

Ajo çka e bën më flagrant këtë rast është se udhëtimi i historianit ka qenë pjesë e një ekspeditë turistike. Por në raste të tilla lind pyetja: A kanë institucionet tona të dhëna se, cilat janë qëllimet e këtyre ekspeditave? Turizmi në vend duhet mbështetur, por duke iu referuar historianit turk, në vend qe të promovojmë vlerat, ne lejojmë një antireklamë të dëmshme ndaj simboleve kombëtare. Kush lejoi hyrjen e këtyre vizitorëve dashakeqas tek varri i Skenderbeut? A ka roje varri i Heroit tonë Kombëtar? Një ciceron shqiptar, që udhëzon ekspediten turke, a ka? A mban njeri, apo politika jonë përgjegjësi për të tilla antireklama dhe fyerje kombëtare? Po Ministria e Kulturës, e cila bashkëpunon me simotrën e saj në Turqi, ç’mund të thotë për këtë skandal, që poshtëron krenarinë e kombit tonë, Skenderbeun?

Në Greqi ka një listë me shtetas shqiptarë që janë shpallur non-grata vetëm se përmendin gjenocidin grek ndaj shqiptarëve të Çamërisë. Ndërsa këtu, një pseudo-historian viziton Shqipërinë dhe hedh baltë mbi heroin tonë kombëtarë, duke e quajtur terrorist dhe nuk ka asnjë reagim ndaj institucioneve. Nëse seriozisht nuk reagohet nga shteti, apo organet kompetente, atëherë të mos ju duket çudi, kur të tjerë vizitorë me qëllime të errëta do të na vijnë sërish për vizitë, duke na fyer në ndonjë mënyrë tjetër… Më e pakta është që shteti shqiptar ta shpall person non grata në Shqipëri këtë pis-pisi i cili guxon të fyejë Gjergj Kastriot Skenderbeun, Heroin Kombëtar të Shqiptarëve, i cili për 25 vjet i shkatërroi hordhitë turke me forcën e mendjes dhe të shpatës, duke mbrojtur jo vetëm Shqipërinë, por edhe Europën nga invazioni osman.

Ndiqni videon më poshtë, e publikuar në rrjetet sociale.

https://www.facebook.com/254091314799554/videos/496629853879031/

SHKARKO APP