Skandali i përgjimeve në Maqedoni, si fyen dhe nënvlerësohen shqiptarët

Skandali i përgjimeve në Maqedoni nuk ka lënë jashtë debatit edhe shqiptaret. Përgjimet së fundi kanë nxjerrë edhe qasjen diskriminuese dhe fyese të krerëve kryesor shtetëror ndaj shqiptarëve në Maqedoni, shkruan agjencia e lajmeve “INA”.

Kjo shihet qartë në bisedën midis shefit të shërbimit sekret Sasho Mijallkov me drejtuesin e televizionit Sitel, Dragan Pavloviç- Llatas, një antishqiptar i përbetuar.

Mijallkov dhe Llatas flasin në mënyrë përbuzëse ndaj shqiptarëve duke i quajtur ‘shiptari’ dhe duke i nënvlerësuar si faktorë i padobishëm në skenën politike.

Biseda tregon se si nuk bëhet asnjë llogari për shqiptarët, ku diskutohet pozita e tyre e dobët dhe faktor i papërfillshëm.

Ja biseda nga minuta e tretë e bisedës së përgjuar:

Mijallkov:  Tek shqiptarët është dobët (Kaj siptarite e slabo gledas). Ata, nuk të interesuar shqiptarët se çfarë bëjnë.

Llatas:  Jo, ata janë tani katër dhe është vështirë të ndodhin mbushje (votash) nga katër partitë. Sepse tani nuk ka interes dikush t`u mbush kutitë. Më përpara kishin interes, se maqedonasit humbasnin. Kjo është puna e parë. Ndërsa puna e dytë është se ata mbushin më pas

Mijallkov: Nuk mund bash të mbushin.

Llatas: Shumë të rëndësishëm janë ata tre që i pamë mbrëmë. Se çfarë rezultati do të sigurojnë. Unë besoj se ne minimum 50 do ti bëjmë.

Mijallkov: Për 50 nuk bëj fjalë. Unë mendoj se do ti surprizojmë për më shumë

SHKARKO APP