Skandali i ”Tires”, del një urdhër i ri për spitalin Infektiv
Skandali i sanitares Tire, që mashtronte familjarët e pacientëve të shtruar tek spitali Covid 2 ”Shefqet Ndroqi”, duke zhvatur shuma të majme, ka bërë që në spitalin Infektiv të merret një masë e re.
Sipas një urdhri të ri në spitalin Infektiv, duke nisur nga dita e sotme nuk do të lejohet që të futen ushqime për pacientet e shtruar.
Ky urdhër i ri u është komunikuar familjareve sot të cilët shkonin në spital për të sjellë ushqime për të afërmit që kanë të shtruar. Të afërmit do të lejohen që tu dërgojnë familjarëve të shtruar vetëm sende personale si rroba.