Skandali/ Ish-drejtori i Hipotekës pranon ryshfetin 1 mln lekë, “luftë” për shtëpinë dhe truallin e Vaçe Zelës
Fiks Fare denoncoi skandalin e radhës të pronave në Lushnje, ku kësaj here “lufta” bëhet për shtëpinë dhe truallin e këngëtares së famshme Vaçe Zela. Familja e saj përfitoi një truall në qendër të Lushnjes, me vendime të Kthimit të Pronave dhe vendime të gjykatës, deri në Gjykatën e Lartë. Më pas, kjo pronë iu shit me dokumente të rregullta dy vëllezërve Bani në vitin 1998. Por, megjithëse kanë kaluar 21 vite, familja Bani nuk ka mundur dot ta regjistrojë në Hipotekë, megjithëse për këtë pronë janë dënuar dhe proceduar drejtorë dhe ish-drejtorë hipoteke. Madje, të gjitha institucionet pranojnë se dokumentet janë false, por ato vazhdojnë të qëndrojnë në Prokurori dhe Kadastër.
“Fiks Fare” faktoi me dokumente, zë dhe figurë të gjitha falsifikimet, madje edhe një ryshfet prej 1 milionë lekësh që i është dhënë një zyrtari në vitin 2011. Madje, këtë fakt e pranon edhe ish-zyrtari, tashmë avokat. Por, sërish prona nuk është regjistruar, pasi herë pas here dalin dokumente që janë falsifikuar. Gjatë investigimit disa javor, gazetarët e Fiks Fare faktuan se edhe një dokument tjetër i viti 2018 rezulton i falsifikuar. Por, prokuroria nuk ndërmerr asnjë veprim prej 1 viti e gjysmë, duke pritur parashkrimin e veprës penale.
Ilir Bani u ankua në “Fiks Fare” se në vitin 1998 ka blerë këtë pronë zonjës Vera Zelës, e cila kishte prokurë nga motrat dhe vëllezërit për t’i përfaqësuar. Mes dokumenteve, figuron edhe emri dhe firma e këngëtares së famshme Vaçe Zela. “Kjo është shtëpia dhe trualli i familjes Zela. Këtu ka lindur dhe është rritur Vaçja. Unë bashkë me vëllanë kam blerë truallin që ishte regjistruar në Hipotekë në vitin 1998. Kam bërë pagesat dhe kam pritur për ta regjistruar. Por, deri më sot asnjë gjë” thotë Bani.Ai shton se në vitin 2011 ka shkuar në Hipotekë dhe ka takuar drejtorin e atëhershëm Sajmir Korreshi. “Më kërkoi 1 milionë lekë ryshfet për të më ulur gjobën, që më vunë pasi nuk kisha shkuar në kohë për të regjistruar truallin. Pagova 3 milionë e 700 mijë lekë gjobën dhe 1 milionë lekë ryshfet. Por, edhe pas kësaj pagese, çështja nuk mu zgjidh” thotë ai, duke pohuar se ish-drejtori, tashmë avokat, i ka kthyer 700 mijë lekë dhe i ka akoma edhe 300 mijë lekë për t’i dhënë.
Pak vite më parë mësoi se një pjesë e truallit që bleu nga familja Zela ishte regjistruar në emrin e z. Spiro Mita. “Nuk e di si ia dhanë. Bëra denoncim në prokurori. Para pak kohësh, gjykata dënoi ish-drejtorin tjetër të Hipotekës Bledar Koçiu, për shpërdorim detyre. Ky i kishte dhënë me certifikatë familjes Lami një pjesë të trualli” thotë Bami. Ndërkohë, edhe pas këtij vendimi, ai nuk mundi dot të regjistrojë pronën. “Tani, pas gjithë këtyre falsifikimeve më del një tjetër dokument, i vitit 2018. Dhe, Hipoteka i kthen përgjigje Bashkisë së Lushnjes se prona është në emrin e dy vëllezërve Mita. Si doli në emrin e tyre” pyet me të drejtë qytetari, i cili deri më sot ka vetëm dokumentet.
Qytetari interesohet në Kadastrën e Lushnjes, ku drejtori Shkëlqim Mebelli i thotë se dokumentet false janë akoma në atë zyrë. Ai i thotë se dokumenti i vitit 2018 është i falsifikuar dhe nuk e di si ka dalë. “Fiks Fare” disponon këtë dokument, ku rezulton se Bashkia e Lushnjes i kthen përgjigje qytetarit se për këtë pronë ka pasur një letërkëmbim me Kadastrën. Kadastra i shkruan Bashkisë se në këtë pronë janë në proces legalizimi dy pasuri të tjera, në emrin e dy vëllezërve Lami. Pra, të njëjtët që më parë morën një certifikatë pronësie që doli më pas e falsifikuar. “Është i falsifikuar. Të mbajë përgjegjësi kush e ka lëshuar” thotë drejtori Mebelli.
Më pas, qytetari shkon në Prokurorinë e Lushnjes, ku takon prokurorin Skënder Mestani, i cili ka ndjekur çështjen e tij. Qytetari i thotë se përse nuk ka shpallur të falsifikuar certifikatën që është dënuar ish-drejtori, ndërsa i thotë se “do e bëj”. Në lidhje me dokumentin e vitit 2018, prokurori i thotë se “duhet një akt ekspertimi”. Pra, të gjithë zyrtarët pranojnë se dokumentet janë të falsifikuara, por qytetari nuk ka arritur të hipotekojë.
***
Qytetari shkon në zyrën e Kadastrës, Lushnje
Qytetari – O Çimi, një minutë?
Drejtori – Hajde.
Qytetari – Qysh i bëhet, jeni të detyruar të ma bëni tokën. Dhe këto janë letra falso, siç kemi biseduar bashkë. Po se denoncove ti, do t adenoncoj unë. Ai më marrka 350 metra tokë aty edhe Aluizni thotë këtu mbrapa (dokumenti i Bashkisë Lushnje). Ja kërkon Aluizni atij, ti s’e ke firmos.
Drejtori – Kjo është gabim!
Qytetari – Qysh gabim, është zyra juaj ajo.
Drejtori – Po s’e kam bërë unë…
Qytetari – Ka letrën e bashkisë.
Drejtori – Unë të them është gabim.
Qytetari – Unë dua zgjidhje njerëzore o burrë. Nëmni djersën, e bëni pronar atë, të rri unë nëpër gjyqe.
Drejtori – (Thërret punonjësit) Pasi ti shikoni, të thërresim Ilirin për ato kërkesat që ka dhe…
Qytetari – Ju merreni me dokumenta falso.
Drejtori – Do merresh me zv.drejtorin, grupi i punës hartograf, jurist…
Qytetari – Pse se keni bërë për 6 vjet ti ore…
Drejtori – Zv.drejtor, do ta merrni…
Qytetari – Pse se ke bërë për 6 vjet?
Drejtori – Do ta gjykojnë këta tani.
Qytetari – Ti kështu do më thuash mua dhe kur të vij herën tjetër.
Drejtori – Unë po e delegoj punën time, po ia delegoj zëvendësit.
Qytetari – Mirë.
Drejtori – Do ta bëj zëvendësi.
Qytetari – Po këtë dokument, do denoncosh ti apo do denoncoj unë?
Drejtori – Bëj ça të duash ti!
Qytetari – Të takon edhe ty si institucion shteti.
Drejtori – Bëj ça të duash ti!
Qytetari – Po të takon si institucion…
Drejtori – …unë them që ai (dokumenti) nuk qendron.
Qytetari – Po ish fallso, qysh e nxjerr?
Drejtori – Po s’e kam nxjerrë unë unë, të thash dhe njëherë.
Qytetari – Po ai që e ka nxjerrë.
Drejtori – Po ai mban përgjegjësi, çdo njeri mban përgjegjësi për vete.
Qytetari – Si hipotekën fallso, e nxori ai?
Drejtori – Kush mban përgjegjësi për dokumentin që e lëshon?
Qytetari – Po ka edhe emrin tat, Çim Mebelli!
Drejtori – Po nuk e kam firmos unë.
Qytetari – Po e di që nuk e ke firmosur. Po ish fallso ajo?
Drejtori – Fallso është!
***
Qytetari shkon në Prokurorinë e Lushnjes, takon prokurorin Skënder Mestani
Qytetari – O Skënder, qysh je, nga shtëpia, vetë mirë?
Prokurori – I ngarkuar. Ça bën ti si je? Se jam kështu.
Qytetari – Na kanë dalë dhe fakte të reja o Skëndero.
Prokurori – Ça?
Qytetari – E pohoi dhe Çimi (drejtori i Kadastrës) me gojën e vetë. Ky vërtetimi (i bashkisë) është fallso thotë Çimi. Ça kam prurë unë…
Prokurori – … Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive, për dijeni kthim përgjigje, Drejtoria e Shërbimeve Mbështetëse, Agjencia e Trajtimit të Pronave…
Qytetari – Ça dermani do më bësh mua ti?
Prokurori – Unë do ta shikoj, të flas me…
Qytetari – Jo ta shikosh ëëë, ke 1 vit e gjysmë që kam denoncuar unë.
Prokurori – Do flas me…
Qytetari – Ato janë fallso.
Prokurori – Kush janë fallso?
Qytetari – Po gent planet.
Prokurori – Po mirë o mirë është parashkruar falsifikimi që atëherë, i thonë… Sa vite kanë kaluar o Ilir?
Qytetari – Ee, lexoje atë (dokumentin e Bashkisë) ça thotë.
Prokurori – Në përgjigje të kërkesës suaj, me numër… na informon se në pasurinë me numër 8/16, posedues është Spiro Lami Mita dhe në pasurinë 8/17 Josif Lami Mita.
Qytetari – Lexoje mbrapa, është falso kjo që bie Hipoteka.
Prokurori – Kush e thotë?
Qytetari – Çim Mebelli vetë, drejtori i Hipotekës!
Prokurori – Të ka thënë Çimi ty, po varet ça thotë Çimi.
Qytetari – 4 – 5 herë më ka thënë, sot e pohoi shqip. Imë ça do më bësh mua, do më japësh ndonjë vendim (falsiteti) për ato?
Prokurori – Unë do të jap…
Qytetari – Se ke 1 vit e gjysmë që nuk e jep.
Prokurori – Mbaji këto, do të jap vendimin.
Qytetari – O Skënder, unë e di që nuk e jep ti atë se mbron…
Prokurori – Do ta jap atë se më…
Qytetari – Po ta japësh ti fallso atë, i bie që Bashkia del apsaq.
Prokurori – Mund ta deklaroj të falsifikuar atë, duhet akt ekspertimi i falsifikuar, ndërsa përgjegjësia penale është tjetër gjë, është parashkruar.
Qytetari – Po mirë, ke 1 vit e gjysmë, pse nuk e merr?
Prokurori – Do ta marr unë!
Qytetari – Më shumë nga 3 muaj s’duhet që ta vonosh ti. Bashkia fallso…
Prokurori – Do ta rregullojmë atë punë
Qytetari – …ajo fallso. Po ça ke 1 vit e gjysmë. Më bëj derman.
Prokurori – Ik pa merak, mirupafshim.
Qytetari – Se unë po zihem me byrazerin.
Prokurori – Do ta zgjidh unë!
***
Qytetari takon Ish Drejtorin e Hipotekës, Sajmir Korreshi, aktualisht avokat
Qytetari – Ça do më bësh mua, do më bësh derman mua?
Ish Drejtori i Hipotekës – Ça thua, po do të bëj!
Qytetari – Se po zihem të dy vëllezër ne.
Ish Drejtori i Hipotekës – Po ç’ke o ç’ke, rri mo.
Qytetari – Hajde Sajmo, po qe mos e vono vëllanë, e di si jam.
Ish Drejtori i Hipotekës – Më prit çik aty sa të mbaroj në Gjykatë.
Qytetari – Të më këpusësh kokën jam, s’po gjej derman.
Ish Drejtori i Hipotekës – Mos u shqetëso fare, të thashë.
Qytetari – Ça do më bësh mua ti?
Ish Drejtori i Hipotekës – Unë ta kam thënë rrugën ty, po ti…
Qytetari – Ish një letër aty, po deshë bëma.
Ish Drejtori i Hipotekës – Hajde, hajde ta shikojmë.
Qytetari – Unë desha derman o burrë, se ai vëllai im s’luan. Po deshe…
Ish Drejtori i Hipotekës – Ta diskutojmëëë.
Qytetari – Unë të kam… të kemi respektuar neve. Unë përshembull dhe atëherë të dhamë 1 milionë lekë.
Ish Drejtori i Hipotekës – Pse nuk ti ktheva unë?!
Qytetari – 700 dha D…
Ish Drejtori i Hipotekës – E mirë, mirë.
Qytetari – 700 dha D…, jo e kam llafin këtu që të kam respektuar o burrë, hajde imë, po qe se më mer përsipër. Me atë letrën aty q ëmë ish drejtuar Hipoteka mua, me atë plan rilevimi, e bëjmë dot tokën? Po s’e bërë, do hapim gjyq.
Ish Drejtori i Hipotekës – Ja ta shohim letrën.
Qytetari – D…, sa lekë i dhe, 7 apo 1?
Ish Drejtori i Hipotekës – 7, 7!
Qytetari – 7 ee, unë të kam dhënë 1, ashtu… dhe 150 mijë lekë më ke mu. Hë Sajmo?
Ish Drejtori i Hipotekës – Hajde, hajde (në zyrë).
Qytetari – Sa të bëj haku përshembull unë do ti jap.
Ish Drejtori i Hipotekës – Po çke, o çke.
Qytetari – Unë e di që të kam respektuar përshembull.
Ish Drejtori i Hipotekës – Po hajde. … përpos asaj, ne do të përdorim ato vendime të vjetra, plus këtë të riun që është shpallur i falsifikuar dhe do ti fshijmë pronën Spiro Mitës, truallin. Dhe këtë, në momentin që do të fshihet nga kartela, e regjistrojnë pronën direkt te Çimi (drejtori aktual i Hipotekës).
Qytetari – Vajtëm ne para ca ditëve.
Ish Drejtori i Hipotekës – Ku, dhe ça tha?
Qytetari – S’dihet kur ta japi gjykatësi.
Ish Drejtori i Hipotekës – Ajo ka mbaruar, ti…
Qytetari – Qysh do ta ndjekim imë ne? Unë po zihem me vëllanë, na ka gjetur belaja. Unë atëherë kur të dhamë i paske dhënë 7 D… ëë?
Ish Drejtori i Hipotekës – Eee!
Qytetari – 7 ia ke dhënë! Jo, më dha 3 e gjysmë ai, i binte edhe 300 mijë lekë.
Ish Drejtori i Hipotekës – Ee, ee.
Qytetari – 150 mua, 150 vëllait.
Ish Drejtori i Hipotekës – E, e.
Qytetari – Imë, sa lekë të tjera do, të ma mbarosh punën.
Ish Drejtori i Hipotekës – Që të fshijmë Spiron duhet të shkojmë në Gjykatë Administrative në Vlorë. Duhet, vendimet e gjykatës këtu që ke bërë gjyq me Spiro Mitën. Dhe vendimet e tjera të kësaj të Kasacionit (Gjykatës së Lartë), të kësaj, vendimet e gjyqësorit.
Qytetari – I kam të gjitha.
Ish Drejtori i Hipotekës – Dhe vendimin e Apelit që është dënuar ai Bledi Koçiu (Ish Drejtori i Hipotekës).
Qytetari – Bledi Koçiu. Sa lekë duhen të gjitha, që ta ndjekësh këtëna?
Ish Drejtori i Hipotekës – 300 mijë lekë do më japësh mua, në fund kur ta mbaroj.
Qytetari – Kur ta mbarosh gjyqin?
Ish Drejtori i Hipotekës – Do paguash 50 mijë lekë kërkesën dhe 300 mijë lekë në fund, dakort? Kërkesën do vesh ta paguash vetë atje. Në rregull?
Qytetari – Jemi në rregull herën e parë, unë të kam respektuar, të dhashë 1 milionë, i paske dhënë D… 700 mijë…
Ish Drejtori i Hipotekës – Pse nuk të thashë unë?!
Qytetari – Ëëë?
Ish Drejtori i Hipotekës – Po normale.
Qytetari – Po the ti i paske dhënë D… 700 mijë, më dha 3 e gjysëm, më ke edhe 150 mijë, nuk i dua ato. Sa do imë, të jap lekët?
Ish Drejtori i Hipotekës – Ta mbaroj.
Qytetari – Unë jam kështu…
Ish Drejtori i Hipotekës – Të thashë, 300.
Qytetari – Unë më fiksim kam lekët, mos të më gënjesh dhe të mbarosh. Sa lekë do, unë do ti jap?
Ish Drejtori i Hipotekës – 300.
Qytetari – Ma hiq këtë stres se unë…
Ish Drejtori i Hipotekës – 300 mijë lekë do paguash.
Qytetari – Se unë të kam respekuar si lushnjar atëherë, deshe 1 milionë kur lamë gjobën (në Hipotekë)…
Ish Drejtori i Hipotekës – Meru me këtë ore, po iku…
Qytetari – Po iku, iku po kështu e hëngra unë i shkreti.
Ish Drejtori i Hipotekës – 300 mijë lekë, dakort?
Qytetari – Mirë, në rregull. Hajt. Mirupafshim.
/Tch