Skandali me kufomën, spitali nuk jep autoambulancën, morgu nuk ka

 

Refuzim nga ana e spitalit rajonal të Lezhës për të marrë me automjetet e tyre viktimën e gjetur mëngjesin e së shtunës ne Lezhë pranë superstrades.

Kështu e ka sqaruar Policia e Lezhës transportin me kamionçinë të trupit të pajetë te një të moshuari që u gjet i vdekur në ane të rruges.

E kontaktuar me telefon, Policia e Lezhës bëri të ditur se i ka kërkuar spitalit që të transportojë kufomen dhe teksa nuk ka marre shërbimin e kërkuar, është detyruar ta dërgojë kufomen në morg me mjete rrethanore.

Ndryshe pretendon drejtori i Spitalit të Lezhës, Nevruz Bare, sipas të cilit morgu i spitalit nuk ka autoambulancë për transportin e kufomave dhe se me urdher të Ministrisë e ka të ndaluar rreptësisht që ato të transportohen me ambulancat e spitalit.

Nevruz Bare: “ Nuk lejohet, autoambulancat që bëjnë transportimin e të sëmurëve ndalohen rreptësisht që të përdoren për transportimin e kufomave, në bazë të një urdhëri të Ministrisë së Shëndetësisë që në 2004-2009. Policia ka konfirmuar një të vdekur që e kanë gjetur në rrugë, por nuk lejohet transporti i kufomave. Spitali nuk ka, ose morgu nuk ka autoambulancë apo makinë vetëm për transportimin e të vdekurve”.

Mediat kanë filmuar efektivë të Policisë së Lezhës teksa vendosin trupin e pajetë të një 60-vjeçari në një batanije dhe më tej e vendosin në karroceri.

SHKARKO APP