Skandali me rimbursimin e TVSH, Prokuroria “ngrin” 4 farmaci

 

Prokuroria e Tiranës vendosi të ngrijë asetet e 4 farmacive të përfshira në skemën e rimbursimit fiktiv të ilaçeve si dhe ka sekuestruar çdo kontratë të këtyre subjekteve me Fondin Shëndetësor.

Ndërkohë, mësohet se prokurori i çështjes depozitoi në gjykatë kërkesat për vlerësimin e masave të sigurisë për 13 të arrestuarit për këtë çështje.

Paraprakisht bëhet me dije se të ndaluarit kanë refuzuar të japin shpjegime për oficerët e policisë gjyqësore, teksa kanë mohuar akuzat për grabitje nëpërmjet skemës së rimbursimit.

Sipas burimeve, prokuroria pritet të kërkojë masën e “arrestit me burg” për 10 prej të ndaluarve.

Ndërkohë, për 3 personat e tjerë do të kërkojë masën “detyrim paraqitje”, për akuzën e moskallëzimit të krimit.

SHKARKO APP