Skandali me të dhënat personale, Daci: Krim që duhet ndëshkuar
Përdorimi i të dhënave personale për arsye elektorale, ose siç po përdoret në zhagron “patronazhizimi” i 910 mijë zgjedhësve në Tiranë ka ngritur shqetësime të shumta. Juristi i njohur Jordan Daci, thotë se në këtë rast janë shkelur disa nene të ligjit shqiptaar dhe ky krim nuk duhet dalë pa ndëshkuar.
”Ne e dimë që kur filloi karantina dhe njerëzit filluan të regjistrohen në e-Albania për leje u ngrit shqetësimi i administrimit të të dhënave personale. Kishte njerëz që kishin vite që e përdornin këtë portal por nuk ishte vetëm ky i vetmi burim. Shteti ka disa sisteme informatike, duke filluar nga sistemi TIMS, disa sisteme të tjera që ka policia, sistemi i tatimeve që përfshin edhe sigurimet shoqërore. Kemi edhe e-Albania që i përmbledh të gjitha bashkë.
Shteti është ai që administron të dhënat tona në disa burime. Dhe sigurisht është edhe ai që ka detyrën për ti mbrojtur. Çështja e të dhënave personale po kalohet sot sikur të jetë diçka koti. Hajd se nuk ka ndonjë gjë të madhe. Në fakt, bota dhe çdo shoqëri moderne i kushton një rëndësi shumë të posaçme për një arsye shumë të thjeshtë: nuk është se na mësuan adresën, por çështja duhet shikuar më shumë.
Në botë kur filloi Google Maps, Street View, ku mund të shikosh rrugët filluan me dhjetëra gjyqe kundër Google nëpër botë sepse donin që shtëpia e tyre të mos shfaqej në internet. I humbi të gjitha gjyqet dhe po të shikoni ka vende që i ka të errëta me kërkesë të palës“, tha Daci për ”Ora News”.