Skandali mes Lekës dhe Elias, zëdhënësi tregon shkakun: E stisur nga familja Zaharia, duan pronat që…

Sherri mes Princ Lekës dhe ish-bashkëshortes është kthyer në kryefjalë. Erjon Teli, ish-shef i Marrëdhënieve më Publikun në “Pallatin Mbretëror”, thotë se e gjithë ngjarja është stisur nga familja Zaharia, pasi duan të marrin prona që nuk ju takojnë. Ai ka thënë gjithashtu se gjithë sherri ndodhi në sy të Princeshë Geraldinë.

”Ajo që më është thënë nga anëtarët e oborrit është se familja Zaharia e stisur këtë situatë, aludohet për çështje pasurie. Princi në orën 15:30 shkon të shohë vajzën, kanë një lidhje shumë të madhe. Princi kurrë s’ka dashur ta ndajë pjatën me dikë tjetër.

Princi ka shkuar në shtëpinë e tij për të parë vajzën, në atë moment ka qenë dhe Gjergj Zaharia. Princi ka filluar të flasë me vajzën, Gjergji e ka fyer, princi i ka kërkuar që të largohet Gjergji.

Por Gjergji është çuar në këmbë, e ka fyer, i ka thënë mos hajde më këtu, kjo shpi na takon ne, e ka parë që Princi nuk po reagon, e ka goditur me shkelm.

Gjergji e di shumë mirë kush është Princi, një njeri shumë i edukuar. Vajza ka filluar të ulërasë, kur Gjergji po godiste Princin, ky ka thërritur babysiterin. Ka qenë traumatike kjo situatë”.

SHKARKO APP