Skandali në bashkinë e Kukësit, Berisha: Safet Gjici u gjobit 500 mijë euro nga…

Placeholder Image

Ish-kryeministri Sali Berisha në konferencën e përjavshme me gazetaret u ndal sërish të skandali seksual i kreut të bashkisë së Kukësit Safet Gjici.

Ky i fundit sipas Berishës është gjobitur deri në 500 mijë euro që të mos publikohej videoja. Por teksa video u publikua, Berisha shton se Safet Gjici kërkon lekët nga burgu.

“Së pari, unë e kuptoj interesin, por çfarë mund të them unë janë tre variante.

Swiss Digital Desktop Reklama

Varianti i parë është ai që shpjegon Alma. Ai ishte një seks për tender. Kur ua thosha unë këtu korrupsioni erotik, më thoshit na thuaj raste, ja ku është raste.

Swiss Digital Mobile Reklama

Varianti i dytë është se këtë ia bënë njëri-tjetrit. Grindje e brendshme mes klaneve të PS-së. Përmendin persona të ndryshëm, por unë dokumente dhe fakte nuk kam.

Tani ka një përpjekje siç e shihni ju, që Almën ta paraqesin si agresore dhe Safetin si viktimë. Por kjo është unike në botë.

Duket se pasi ka ndodhur historia, lëpirësit e qeverisë kanë gjobitur Safetin. Dhe gjoba flitet deri në 500 mijë euro për të mos e dhënë filmin.

Mirëpo ndodhi që filmi u dha dhe tani Safeti kërkon paratë edhe nga burgu. Dhe tani kanë gjetur të thonë: Safet, këta ta ka organizuar Ssaliu.

E kanë hallin që mos i kthejnë borxhin Safetit.

Lidhur me Almën, ajo ka ardhur te unë. Unë si rregull nuk bëj publike bisedat, secili prej tyre është i autorizuar të bëjë publike bisedat.

Është e vërtetë që ka ardhur, nuk është e vërtetë kurrë se nuk është praktika ime e luftës politike kjo, se Erion Veliaj nuk do ishte kurrë ky që është në detyrë, po unë jam Sali Berisha dhe nuk shkoj në këto veprime. Këtë e di edhe Erion Veliaj vetë”- u shpreh Berisha.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?