Skandali në BSH, Apeli lë në fuqi dënimin për Bitrajn dhe Bruzian

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin për dënimin e Ardian Bitrajt dhe Mimoza Bruzias.

Ardian Bitrja u dënua nga Shkalla e Parë me 13 vite e 4 muaj burgim, ndërsa Mimoza Bruzia u dënua me 10 vite burgim si bashkëpunëtore në vjedhje.

Ardian Bitraj dhe Bruzia kërkuan pafajësi në gjykatën e Apelit pas dënimit me burg në 20 maj 2015 nga gjykata e Tiranës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dënimi me 23 vite e 4 muaj për të dy u dha nga gjykata pas procedurës me gjykim të shkurtuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Vendim i formës së prerë rihap padinë civile të Bankës së Shqipërisë për lekët, pasi dy vite më parë banka kërkoi në gjykatë kthimin e shumës së vjedhur prej 713 milionë Lekësh.

Procesi civil u pezullua pasi dënimi i Bitraj e Bruzia nuk ishte dënim i formës së prerë.

Në skandalin e vjedhjes së thesarit u procedua dhe ish-Guvernatori Ardian Fullani, por pas 1 viti proces gjykimi ai fitoi pafajësi në Shkallë të parë dhe në apel.

Pafajësia e Fullanit nuk u ankimua nga prokuroria në Gjykatën e Lartë duke mbetur në fuqi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?