Skandali në Durrës, Rektori i Universitetit mbante “të burgosur” Dekanin

Në një inspektim të papritur në Universitetin e Durrësit, Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, zbuloi një skandal të vërtetë.

Lindita Nikolla teksa ka hyrë në zyrë zbuloi se Dekani mbahej i izoluar, thuajse në një burg ditor.

Elmaz Leci ishte pezulluar në muajin nëntor nga rektori Mit’hat Mema, por pasi Dekani nuk e kishte pranuar urdhrin, Rektori e ka detyruar që përmes burimeve njerëzore të Universitetit, të firmosë nje procesverbal çdo ditë në orën 08:00 dhe 16:00 kur vinte dhe ikte nga puna.

Ministrja Nikolla e shoqëruar nga stafi i saj i ngushtë ka parë edhe zyrën ku ishte vendosur Profesor. Doktor. Elmaz Leci, duke e konsideruar të papranueshëm një veprim të tillë.

Pas njëbisede qe ka zhvilluar me rektorin Mit’hat Mema, ministrja deklaroi se çështja u pa dhe tashmë do tëvazhdohet me praktikën dhe sqarimin e plotë të saj.

 

 

 

 

 

 

 

SHKARKO APP