Skandali ne Gjykatën e Shkodrës, 5 mije euro për të fituar lirinë

 Pesë mijë euro për të fituar lirinë. Kjo është shuma që ka paguar një banor i Velipojës për t’u dënuar vetëm me kohën e paraburgimit.

Fiks Fare transmetoi sot denoncimin e një tjetër skandali në sistemin gjyqësor.

P.N nga Velipoja e Shkodrës, i dënuar me tre vjet burg nga gjykata, pasi ka kryer një vit e tetë muaj burg, kerkoi ndihmen e Fiks Fare, pasi prokuroria pushoi akuzat e ngritura prej tij

Qytetari pretendon se avokati i tij, Ndrek Ruka, i ka marrë 5 mijë euro për dy gjyqtarë të Shkallës së Parë të Shkodrës, vendimin e të cilëve e rrëzoi pjeserisht Gjykata e Apelit të Shkodrës.

Sipas P. N, avokati i tij i ka kërkuar bashkëshortes së tij 5 000 euro, të cilat do i ndante me dy gjyqtarët e Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër.

Ndërsa 1000 euro avokati i mori për të caktuar trupën e gjyqtareve që do i jepte lirinë klientit të tij.

Fillimisht avokati Ruka, sipas P.N, ka kërkuar 8 mijë euro për ta nxjerrë nga burgu, pasi të bënte vetëm 2 muaj burg nga koha kur ishte arrestuar për një plagosje.

Sipas qytetarit P.N, shorti u ra pikërisht gjyqtarëve për të cilët avokati i kishte dalë garant se do ta lironin pasi të bëhej pagesa. Sipas tij, pagesa është bërë me këste prej bashkëshortes së tij tek avokati Rukaj

Gjykata e Shkallës së Parë e Shkodrës e ka dënuar P.N në tetor të vitit 2012 me 3 vjet burgim, por në aplikim të nenin 59 të Kodit Penal ka vendosur pezullimin e ekzkutimit të vendimit të dënimit për një afat 5 vjeçar.

Por, Gjykata e Apelit në vendimin e sj e ka hequr aplikimin e nenit 59 të Kodit Penal, duke e lënë në burg P.N

Në këtë moment P.N dhe bashkëshortja e tij kanë kërkuar kthimin e parave që kishin dhënë për t’u liruar nga burgu avokatit të tij, i cili u kishte garantuar se ua kishte dhënë gjyqtarëve

Pas dështimit për lirimin e P. N në Gjykatën e Apelit të Shkodrës,  avokati është përpjekur për të ulur dënimin e klientit të tij në Gjykatën e Lezhës, duke plotësuar  dokumentacionin se bashkëshortja e të dënuarit ishte e sëmurë dhe nuk kishte kush kujdesej për fëmijët e mitur të saj. Sipas bashkëshortes së të dënuarit, avokati  ka plotësuar një dokument noterial, se bashkëshorti i saj ishte pajtuar me familjen në konflikt.

Po kështu, me anë të një mjeku neurolog në Shkodër, avokati kishte arritur të merrte një raport mjekësor sipas të cili, bashkëshortja e tij ishte e paralizuar.

Të dyja këto dokumenta I janë paraqitur gjykatës, ndërkohë që dy bashkëshortët që iu drejtuan Fiks Fare, pretendojnë se janë të falsifikuara

Pas këtij denoncimin Fiks Fare nisi edhe ivestigimin e tij në terren.

Në bisedat që avokati Rukaj ka zhvilluar me ish-klientin e tij dhe bashkëshorten e tij, të cilëve u kishte marrë 5 mijë euro për dy gjyqtarët e Shkallës së Parë të Shkodrës, pranon se paratë kanë shkuar tek ata persona për të cilët i kishte marrë. Ai pranon se gjyqtarët kanë marrë pagesën nga 2 mijë euro secili.

Për këto veprime të avokatit, bashkëshortja e të dënuarit i është drejtuar Policisë së Shkodrës e më pas Prokurorisë, por kjo e fundit vendosi në 31 korrik 2014  që të mos fillojë procedimin penal për akuzat që ajo ka ngritur ndaj avokatit Rukaj, pasi faktet e sjella nga kjo zonjë nuk përbëjnë vepër penale

Ndërkohë Fiks Fare kontaktoi me vetë personin që ishte në konflikt me qytetarin P.N. Sipas aktit noterial që i është paraqitur gjykatës, por edhe prokurorisë, dy palët në konflikt janë pajtuar para noterit ne 27 mars 2014 dhe se e kishte falur P.N për rrahjen që kishte ndodhur në 5 maj 2012.

Qytetari M.Gj, firma e të cilit figuron në delaratën noteriale të pajtimit, pohon se nuk është pajtuar asnjëherë me P.N dhe se nuk ka firmosur ndonjëherë ndonjë deklaratë noteriale

Një tjetër document  për të cilin çifti nga Velipoja pretendojnë se është manipuluar nga avokati i tyre,  është raporti mjekësor i lëshuar nga komisioni mjeko- ligjor i poliklinikës  se neuropsikiatrisë së Shkodrës, sipas të cilit, zonja S.N kishte paralize te ecjes dhe ishte e paaftë për t’i shërbtyer vetes dhe familjes

Vetë bashkëshortja e të dënuarit pohoi për Fiks Fare se gëzonte shëndet të plotë dhe se nuk ishte shtruar asnjëherë në spital, përvec rastit kur kishte lindur fëmijët në maternitet dhe se nuk ishte e paralizuar

Fiks Fare do të tregojë nesër se  ku shkuan 5 mijë eurot që avokati i mori klientit të tij.

SHKARKO APP