Skandali në Gjykatën e Shkodrës, ja gjyqtarët e përfshirë

Dy janë gjyqtarët e akuzuar nga qytetari nga Velipoja se janë paguar prej avokatit të tij për ta liruar nga burgu.

Andri Ymeri dhe Ken Dhima janë akuzuar nga qytetari P.N se kanë marrë nga 2 mijë euro nga avokati i tij Ndrek Ruka për ta liruar nga burgu gjatë procesit gjyqësor që është zhvilluar në Gjykatën e Shkallës së Parë të Shkodrës.

Vetë qytetari P.N ka shkuar tre herë në zyrën e gjyqtarit Andri Ymeri në Gjykatën e Shkallës së Parë të Shkodrës.

Në zyrën e gjyqtari, qytetari i tregon për bisedën që i ka bërë avokati Ruka, për shumën prej 2 mijë eurosh që i ka marrë në emër të gjyqtarit. Gjyqtari menjëherë sapo i dënuari hyn në zyrën e tij, ai e pyet, nëse ka mbaruar punë apo jo me avokatin Ndrek Ruka? Ndërsa i dënuari shprehet se “dy ditë pasi erdha këtu, avokati më dha 2000 euro-shin që më the ti”. Më pas i dënuari me gjyqtarin vijojnë bisedën mbi deklaratën që P. N i ka lëshuar avokatit Ndrek Ruka, pas kthimit të 2000 eurove. Ndërsa më pas i dënuari vijon të tregojë me imtësi kthimin e 2000 erove nga ana e avokatit dhe flet për një bisedë të bërë mes tij, gjyqtarit Ymeri dhe avoaktit Ruka në Velipojë, ku sipas tij, i është premtuar kthimi i parave

Gjatë bisedës, gjyqtari Ymeri ka ndërhyrë,duke treguar se e kishte takuar avokatin dhe sipas, tij avokati Ruka i kishte thënë gjyqtarit se P. N i kishte borxh atij 3 mijë euro.

Të gjitha këto biseda janë zhvilluar gjatë tre takimeve të qytetarit P.N, bashkëshortes së tij dhe gjyqtarit Ymeri, në zyrën e tij në Gjykatën e Shkallës së Parë të Shkodrës

Pas takimit me gjyqtarin Andri Ymeri, i dënuari P. N ka udhëtuar në Vlorë, ku edhe është transferuar gjyqtarin Ken Dhima, i cili sot punon si gjyqtar pranë Gjykatës Administrative të këtij qyteti

Në bisedë me gjyqtarin Dhima, qytetari P.N  i kërkon shumën prej 2 mijë eurosh që avokati i ka marrë për këtë gjyqtar për lirimin e tij.

Por gjyqtari Dhima, sapo ka dëgjuar këtë akuzë, bashkë me qytetarin i është drejtuar Prokurorisë së Vlorës, duke bërë edhe kallëzim për avokatin Ndrek Ruka.

Avokati Ruka: Lekët i kam marrë për mbrojtjen

Menjëherë pas transmetimit të bisedave të dy bashkëshortëve nga Velipoja me avokatin e tyre për kthimin e shumës prej 5 mijë euro që ai kishte marrë për lirimin e klientit të tij, menjëherë ka reaguar avokati Ndrek Ruka.

Në intervistën që ai dha për Fiks Fare, tregon se ka marrë 3 milionë lekë prej tyre për ta mbrojtur klientin e tij në tre shkallët e gjyqësorit

“ Unë ju kam kërkuar atyre vetëm hak pune 3 milion lekë ( të vjetra), pasi me i mbrojt në tre shkalllët e gjykimit. 1 milion lek në Shkallë të Parë, një në Shkall të Dytë e një në Shkallë të Tretë dhe absolutisht asnjë gjë tjetër.  E shoqa në debat e sipër më ka kërkuar mu, se ajo vinte bente negociatat, më ka kërkuar që t’i them vëllait të saj, që thuaj se do me i marr lekët tek vllai dhe thuaj që të kam dhënë 5000 euro dhe unë  jo se i’a kam pranuar direkt , por ka qenë pak si e kam lënë si invazive këtë problem me mujt mos me i fut në konflikt me bashkëshortin”, tha avokati Ruka

Më pas ai ka shpjeguar edhe akuzat e ngritura prej bashkëshortëve për ndarjen e lekëve për gjyqtarët.

“Ka deklaru se kam kërkuar lekë për shortin? Është gënjeshtër, pasi ai ka pas për short 3 gjyqtarë dhe 2 avokatë  të tjerë para meje , pra unë e kam gjet shortin e hedhur kur e kam marrë, pra nuk e di fare kush ka qenë në short.

Është gënjeshtër që kan kërku, ose i kam kërku lekë për gjyqtarët. Gjyqtarët janë absolutishtë njerëz të nderuar. Unë kam një deklaratë që e ka bërë P.N bashkë me të shoqen dhe një ndërmjetës tjetër dashamirës i të dyja palëve, parat që i kam kthyer të gjithë shumën e parave që më kanë dhën dhe jemi tërhequr nga denoncimi dhe nuk kemi punë më me avokatin Ndrek Rukaj”

Më pas ka kundërshtuar akuzat e ngritura nga dy bashkëshortët nga Veliopja, duke i akuzuar ata se i kanë bërë shantazh, por sipas tij, vendosi t’i kthente paratë që u kishte marrë për mbrojtjen në gjykatë, pasi nuk donte të bëhej pjesë e konflikteve të tjera më pas

Takimi i parë me gjygjtarin në A. Ymeri në Gjykatë

Gjyqtari – A i ke kryer punët?

Qytetari – Me Ndrekën?

Gjyqtari – Hë

Qytetari – Dy ditë pasi erdha këtu.

Gjyqtari – Hë

Qyetari – Më dha 2 000 eroshin që më the ti, që me pate thën.

Gjyqtari – Po tash ça, për ça ke ardhur?

Qytetaari – Si ka mundësi, i bëra një deklartë për të më mbyll çështjen edhe më erdhën letrat sikur kam mbyll çështjen. Unë robt e kam bërë dëklaratën se më ka dhën demek tërë lekët. Në fakt vetëm 2 000 eroshi i jot është dhën.

Gjyqtari – Ku e di unë, bëj çfar të duash me të.Ça ishte kjo deklartë që ke lëshuar?

Qytetari – Demek se me ka likuiduar tër lekët. Unë desha me ba vetëm 2 000 eroshin që me the ti.

Gjyqtari – Po.

Qytetari – Se Ndreka ka marrë 2000 ero për ty.

Gjyqtari – Po.

Qytetari -Edhe 2000 ero për atë në Vlorë, si e ka ai Dhima, si e ka ai Ken. Tash tha a ma ban komplet se të kam likuiduar komplet.

Gjyqtari – E bane?

Qytetari – 1700 ero, 1600 mi ka dhën bashë në atë ditë

Qytetari – Po, a na ka pa atë ditë bashkë.

Gjyqtari – Po, ja s’u kam parë bashkë. Se di vetëm e di se e ke takuar.Ça tha Ndreka ty?

Qytetari – Jo, po të jap 2 000 eroshin e atij veç ta mbyllim.

Gjyqtari – Të paktën a ti kthej?

Qytetari – Ë?

Gjyqtari – A ti kthej paret?

Qytetari – 2000 eroshin mi ka kthyer.Ate që më premtove ti në Velipojë dhe këtu. Që o ti kthe deri të premten. Qata që foli ti atë rradhë i ka kryer për dy ditë. Atë ditë që kam ardhur me gruan e të takova këtu se the demek, deri të premten o do ti jap prej xhepit, ose ja marr atij, mi ka dhën tek shtëpia.

Gjyqtari – Mua më tha përkundrazi ai, më detyrohet mu.

Qytetari – 1000 euro i kam pasur.

Gjyqtari – Jo mua më tha 3 000 euro.

Qytetari – Shkurt ma 1600 euro mi ka dhën atë ditë, bashë atë ditë që të ka ardhur e takuar ty, shkurt 5 000 mijë (lekë të vjetra ) mi ka dhën të nesërmen. Me një fjalë 2000 eroshin e ka pru. Për aq sa fole ti dhe qa kemi bërë muhabet mi ka likujduar. Qat 2000 eroshin.

Gjyqtari – Unë përsipër detyrime të tjera nuk mundet t’i marr kujt.

Takimi i dytë me gjyqtari Andri Ymeri

Gjyqtari – Si është puna e 300 euroshit që të paska vëllai im?

Bashkëshortja e të dënuarit – I kanë marrë robt në telefon dhe kanë ardhur me lekë dhe ja kena dhën e ka thën del të premten, del të hënen.

Gjyqtari – Dhe të ka dhën 1700 ( euro) dhe stë ka dhën 2000 ( euro)? Le more se në qoftëse është e jotja do ti japë se sbën.As mos e dikuto atë punë.Me Gertin është kollaj se Gertin unë e kam vëlla. Secili duhet ti dal zot punëve të veta.

 Takimi i tretë

Gjyqtari – Më thuaj?

I dënuari – A të vij edhe gruaja?

Gjyqtari – Jo ‘skam punë me gruan dhe nuk të takoi ma. Unë nuk kam lidhje me këtë histori, zgjidhe vetë. Kaq mundet të them nuk mundet të them gjë më tepër. Kaq, a ta jap dorën unë? Nëqoftëse ti ka marrë në emrin tem po, tek unë vjen kot.

 Takimi me gjyqtarin Ken Dhima në Gjykatën Administrative të Vlorës

Gjyqtari – Më thuaj si të ndihmoj?

Qytetari – Tani e bëra burgun, bëra edhe 2 muaj e ca.

Gjyqtari – Po patjetër.

Qytetari – Tani kam konflikt me Ndrek Rukën, avokatin. Prej 8000 euro, më kërkoi 5000 ( euro), më kërkoi 2000 ( euro) për ty me mi dhanë për ty.

Gjyqtari – Më fal një sekond. Të lutem të heq pak togën se këto biseda me tog. Unë nuk dua ta turpëroi këtë tog që kam edhe flasim. Tani më thuaj?

Qytetari – Dhe plasin konfliktet me Ndrekën me më kthye lekët. Jo më tha kam kryer punë, kam bërë punën time.

Gjyqtari – Nejse, Ndrekën, tani më thuaj të ka kërkuar lekë?

Qytetari – Ndreka 5000 euro, ja ka marrë kësaj ( bashkëshortes) këtu. Me më kry punë.

Bashkëshortja–  Mua më lypi 8000 (euro). Ju ankova, më lypi 2000 ( ero) për ty dhe 2000 ( euro) për Andrin. Edhe 1000 për short. Mi kërkoi, nuk del P.N( nga burgu) se mi kanë kërkuar ata. Unë me 100 halle ja dhashë se mi kërkonte për ju. Andrit edhe Andrit kena shkuar dhe i kena thën, Andri lekët e veta e ka ba me na i kthyer.

Gjyqtari – Përse keni ardhur tek Ken Dhima? Mundet ta di të lutem, për ç’farë keni ardhur?

Bashkëshortja– Vetëm me të lajmëruar se ne do bëjm një denoncim.

Qytetari – Te gjykata se e kemi bërë në polici.

Bashkëshortja– Ne bëjm për Ndrekën, por fjalët që më ka thën Ndreka mua, do ti flas se përse mi ka kërkuar. Kurse Andri më tha lekët e mia, e bëj me ti kthyer Ndreka, ose ti jap prej xhepit. Ndreka na ka marrë lekët për ju.

Gjyqtari – Të flas edhe unë dy minuta.Ne tani bashkë do shkojmë tek prokurori këtu, prokurori i taks forces, do bëjm kallëzim penal dhe të gjitha këto që mi the mua, do ja thuash atij zotëris. E para, e dyta po ke tentuar të blesh drejtësinë, ke blerë padrejtësinë. E treta, ti personalisht apo ndonjë i afërm i joti, Ken Dhimës i ke dhën para?

Qytetari – Për ty?

Gjyqtari – Po.

Qytetari – Jo, Ndrekës po.

Gjyqtari – Atëhere, mua thotë Ndreka se kam marrë para. Atëhere të shkojmë t’ja themi prokurorit, do shkojmë të bëjmë kallëzim penal.

SHKARKO APP